Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Instituti "Max van der Stoel"

Instituti shkencor Max van der Shtul është institut i shkencave humane me një fokus të veçantë në fushat interdisiplinare të shkencave shoqërore, diplomacisë preventive, zgjedhjes së konflikteve, pajtimit ndërkulturor, parandalimit të konflikteve, etj.

 

Instituti për hulumtimeve  shkencore “Max van der Shtul” është themeluar si njësi akademike e shkencore e Universitetit më datë 21.03.2012 dhe është emëruar sipas  emrit  të  ish Komisionerit të lartë të OSBE-së për pakica kombëtare Max van der Shtul (1924-2011) i cili ishte shumë aktiv në rajon me  një përpjekje diplomatike në parandalimin e konflikteve si dhe një nga iniciatorët kryesorë për  krijimin e Universitetit të Evropës Juglindore.

Në shtator 2012, Instituti është regjistruar në Ministrinë Arsimit dhe Shkencës në regjistrin e subjekteve të cilat kryejnë veprimtari  shkencore, hulumtuese dhe edukative.

Misioni i Institutit për  hulumtime shkencore i UEJL-së ”Maks van der Shtul”  është zhvillimi dhe organizimi i aktiviteteve hulumtuese  dhe edukative në fushën e shkencave shoqërore, shkencave politike, zhvillimi i marrëdhënieve ndërkombëtare, drejtësia dhe administrata publike, pastaj edhe kërkimet nga sfera e interdisiplinave të diplomacisë preventive, pajtimit ndërkulturor, zgjidhjes së konflikteve dhe parandalimit të konflikteve.

Aktiviteti kyç i Institutit është kërkimi (zhvillimi dhe implementimi i projekteve hulumtuese).

Qëllimi final i Institutit është të zhvillojë klimë ku e vërteta shkencore do të jetë kriteri më i rëndësishëm për të zhvilluar një shoqëri të hapur dhe racionale e cila do të ballafaqohet me sfidat rajonale dhe  globale duke kontribuar  në zhvillimin e një bote më të mirë dhe më të sigurt.

Google+