Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
qasje drejt ardhmërisë . . .

RRPP

Programi Promovues për Hulumtim Rajonal (RRPP)
 

Përshkrim i shkurtër i Programit

Programi Promovues për Hulumtim Rajonal në Ballkanin Perëndimor (RRPP) ka për qëllim krijimin dhe forcimin e kapaciteteve hulumtuese në Shqipëri, Bosnjë e Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi. Programi do të ketë një kohëzgjatje implementuese prej 10 vitesh dhe do të mbështesë zhvillimin e kapaciteteve hulumtuese në fushën e shkencave sociale, veçanërisht për çështje të rendësishme për transformimin. Ai do të duhej të ofronte një platformë bashkëpunimi për hulumtuesit në rajon, veçanërisht atyre të cilët do të jenë forca shtytëse e reformave të arsimit të lartë dhe të cilët munden që në mënyrë efektive të promovojnë njohje më të forte të shkencave sociale dhe mbi të gjitha tërë domethënien e hulumtimit në këtë rajon.

Pë momentin RRPP-ja punon me  partnerë nukleusë në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Maqedoni. Megjithatë, është tërësisht e hapur dhe mirëpret partnerë të tjerë.

Partnerët nukleus në Maqedoni

Instituti për Studime Gjinore, Fakulteti Filozofik, Universiteti sh. Kirili dhe Metodi, Shkup  

Universiteti i Evropës Juglindore, Tetovë

Studime të Shkencave Politike, Fakulteti Juridik “Justinani i Parë”, Universiteti sh. Kirili dhe Metodi, Shkup 

Instituti Euro-Ballkan, Shkup  

CSID “Forum”, Shkup

Për më shumë informacione klikoni këtu

Google+