Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Fakulteti i Biznesit dhe Ekonomisë

Fakultetii Biznesit dhe Ekonomisë ofron një gamë të gjerë të programeve të ciklit të parë dhe të dytë të studimeve. Programet studimore janë të dizajnuara për t’ju pajisur me njohuri dhe aftësi personale që do t'ju duhen për të realizuar aspiratat tuaja në ekonominë e sotme globale dhe gjithnjë në lëvizje.  

Studentët tanë janë të arsimuar dhe të përgatitur për të hyrë në arenat rajonale dhe ndërkombëtare të biznesit. Ata kanë mundësi të përfitojnë nga kuadri mësimdhënës me përvojë, ku shumë prej tyre kanë një sfond ndërkombëtar, që kanë mësuar dhe punuar në SHBA dhe në Evropën Perëndimore. Secili prej studentëve tanë kanë mbështetjen e një këshilltari studentor, roli i të cilit është të ndihmojë studentët të përfitojnë më shumë nga programi i studimit. Suksesi i kësaj qasjeje është reflektuar në normën e lartë të punësimit të të diplomuarve tanë në rajon dhe hapësirën ndërkombëtare.
Bashkëpunimi me Universitetin e Londrës siguron mundësi për të zhvilluar një program studimi (Sistemet e Informacionit dhe Menaxhmenti), ku do të pajiseni me diplomë të dyfishtë. 

Në këtë drejtim, në përputhje me kërkesat e tregut bëhet harmonizimi dhe përparimi i programeve studimore, zhvillimi i personelit akademik dhe në vazhdimësi bëhen përpjekje për përmirësimin e cilësisë e mësimdhënies dhe nxënies.

Fakulteti ka një kuadër akademik homogjen dhe cilësor, të arsimuar dhe të kualifikuar në universitetet më prestigjioze lokale dhe ndërkombëtare. Programet studimore ofrohen në tri gjuhë: shqipe, maqedonase dhe angleze, si një mundësi ideale për studentët për të kryer një pjesë të studimeve të tyre në institucionet partnere në mbarë botën.

Pjesa më e madhe e programeve studimore ofrohen me orar të rregullt dhe me korrespodencë. 

Google+