Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
qasje drejt ardhmërisë . . .

Jeta në kampus

Shumëllojshmëria është fjala kryesore në përshkrimin e mundësive të shumta për zbavitje që ofron qyteza e Universitetit.

 Në frymën e pasurimit të përvojës së studimeve, UEJL bën përpjekje të përhershme për të siguruar përmbajtje cilësore rekreative me qëllim të përmirësimit të jetës shpirtërore, mentale dhe shoqërore të studentëve, profesorëve dhe punëtorëve të administratës. Për këtë qëllim, qyteza pasurohet, në mënyrë të vazhdueshme, me vende të rehatshme për çlodhje, për mësim dhe për shoqërim të studentëve. Aktualisht në qytezën universitare ekzistojnë objekte të nevojshme për aktivitete sportive si: futboll, basketboll, hendboll, volejboll, pingpong, etj. Po ashtu, në kuadër të universitetit  ekziston Sektori për Sport, ku studentët kanë mundësi të inkuadrohen në klubet e ndryshme, të cilët garojnë në ligat lokale dhe në nivel të shtetit.

UEJL zhvillon aktivitetet e saj akademike në dy qendra për mësim: në qytezën universitare në Tetovë dhe në qendrën e re universitare për mësim në qendër të kryeqytetit të Shkup-it.

Qyteza universitare në Tetovë është ndërtuar sipas parimit gjithçka në një vend, duke mundësuar interaksion gjithëpërfshirës midis studentëve të të gjitha disiplinave të studimit. Qyteza universitare ngërthen në vete hapësira të gjelbëruara dhe objekte akomodimi, përfshirë katër amfiteatro të mëdhenj me kapacitet për 200 deri në 500 studentë, më shumë se 30 klasa me kapacitet prej 30 deri 60 studentë, dy qendra kompjuterike bashkëkohore me më shumë se 650 kompjuterë, librari, konvikte për banim dhe një numër të madh të fushave për rekreacion.

Qyteza vazhdimisht është zgjeruar me ndërtesa të reja, duke u kontribuar kapaciteteve ekzistuese për studim, p.sh. para pak kohësh universiteti u zgjerua me 8 laboratorë të rinj, me 150 kompjuterë të tipit “Sun Thin Client” dhe 50 kompjuterë të zakonshëm për përkrahje të mësimdhënies, mësimnxënies dhe kërkimeve shkencore në Universitet. Pajisjet e mësimdhënies janë moderne dhe praktike, duke ofruar kushte optimale për aplikim të mësimit interaktiv.

Qendra e mësimit universitar në Shkup nuk është aq e madhe sa qyteza universitare në Tetovë, por i përmban të gjitha veçoritë esenciale që e bëjnë UEJL-ën një universitet unik dhe evropian dhe një vend të mrekullueshëm për të fituar dije dhe diplomë. Qendra e mësimit universitar në Shkup gjendet në qendër të Shkupit, afër Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, përballë ambasadës së Italisë.

Google+