Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
qasje drejt ardhmërisë . . .

Klubet studentore

KLUBI I MENAXHMENTIT


Menaxhmenti, si një ndër degët ekonomike më të rëndësishme, zgjon interesim të posaçëm tek studentët, për shkak të natyrës së tij që kërkon: vëmendje, kreativitet, organizim të mirë, përpunim të saktë të informatave, udhëheqës të mirë si dhe mundësi që për raste të caktuara të kërkohen zgjidhje të reja. 

KLUBI I MARKETINGUT


Arsyet e formimit të këtij klubi janë të shumta: rritja e vetëdijes së studenteve për degën e Marketingut, si dhe dhënia e mundësisë së shprehjes së talentit dhe aftësive të tyre. Jemi dëshmitarë se marketingu gjithnjë e më shumë po bëhet vendimtar në suksesin e kompanive, prandaj  ata i kushtojnë rëndësi të veçantë pikërisht sektorit të marketingut.

KLUBI JURIDIK


Arsyet e formimit të këtij klubi janë të shumta: rritja vetëdijes së studenteve për degën e Drejtesisë si dhe dhënia e mundsisë së shprehjes së talentit dhe aftësive të tyre në lëmin e jurispodencës. Klubi u themelua më 21 Janar 2008 dhe vepron në kuadër të Unionit të Studentëve të UEJL-ës.

KLUBI I ADMINISTRIMIT PUBLIK


Duke e parë të nevojshme themelimin e Klubit te AdministrItimit Publik të universitetit tonë, Unioni i Studentëve, më 21 Janar 2008,  formoi Klubin e Adminisrimit Publik. Arsyet e themelimit janë të shumta: rritja e vetëdijes së studentëve për drejtimin e tyre, si dhe mundësia e përsosmërisë profesionale mbi vlerat e mirëfillta të këtij drejtimi.

KLUBI I PUNËS DHE POLITIKËS SOCIALE


Arsyet e formimit të këtij klubi janë të shumta: rritja e vetëdijes së studenteve për çështje sociale të shoqërisë si dhe dhënia e mundësisë së shprehjes së talentit dhe aftësive të tyre në lëmin e Punës dhe Politikës Sociale. Klubi përbëhet prej studentëve të  Programit Studimor të  Punës dhe Politikës Sociale që meret me çështjet sociale të shoqërisë dhe ka për qëllim zgjidhjen e problemeve nga sfera sociale.

Për më tepër informacione kontaktoni Unionin e Studentëve:
Tel: +389 44 356 036
E-mail: us@seeu.edu.mk 
web: www.us-uejl.org

Google+