Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
qasje drejt ardhmërisë . . .

Biblioteka “Max van der Stoel”

Biblioteka “Max van Der Stoel” është një bibliotekë institucionale në shërbim të qëllimeve hulumtuese dhe arsimore të Universitetit të Evropës Juglindore. Biblioteka posedon një hapësirë të përshtatshme në objektin 702 dhe emrin e ka marrë sipas Doktorit të Parë të Nderit të UEJL-ës, ish- Komesionerit të Lartë të OSBE-së për Pakica Kombëtare, Max van der Stoel. Ishte vizioni i tij, që mundësoi realizimin dhe funksionimin e UEJL-ës. Biblioteka është e dedikuar vetëm për studentët dhe stafin e Universitetit.

Qëllimi kryesor i bibliotekës është të sigurojë literaturë dhe materiale tjera nga lëmi i shkencave shoqërore, kulturore dhe komunikimit. Fondi i librave përfshin mbi 11.350 tituj dhe mbi 26.000 libra dhe një numër të konsiderueshëm të gazetave, raporteve ndërkombëtare, CD-ve, gazetave lokale dhe ndërkombëtare dhe gazetave të tjera periodike. Fondi është ndërtuar sipas klasifikimit decimal të Dewey-it.

Informacione për titujt e librave mund të sigurohen edhe nëpërmjet katalogut elektronik. Libraria është e hapur gjatë tërë javës, nga ora 08:00 deri më ora 23:00, kurse të shtunave nga ora 10:00 deri më 14:00. Studentët kanë qasje jo vetëm në fondin e librave, por edhe në internet, nëpërmjet kompjuterëve, kurse sallat e leximit janë përshtatur sipas kërkesave dhe nevojave të studentëve.

http://library.seeu.edu.mk

Google+