Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
qasje drejt ardhmërisë . . .

Fjala e Rektorit

 

Mirëseerdhët në UEJL,  

Këtë fazë të zhvillimit të universitetit e kemi emërtuar si “UEJL 2.0”. Simbolika e këtij emërtimi, në thelb përmban ftesën tonë të hapur edhe për Ju studentë të ardhshëm, që të na bashkangjiteni në rrugën tonë të sendërtimit të institucionit të dijes dhe vlerave bashkëkohore të denja për universitetin e gjeneratës së tretë.

Simboli “2.0” u krijua si simbiozë e  bashkëpunimit të drejtpërdrejtë, interaktiv, dinamik dhe pjesëmarrës, në profilimin tuaj akademik dhe profesional. Prandaj, mirësevini në universitetin tuaj “të personalizuar”.

Dhjetë vite, me këmbëngulje, kemi punuar që të krijojmë një ofertë të veçantë në arsimin e lartë në rajon. Me përkrahjen e themeluesve tanë - shteteve të familjes së madhe evropiane dhe SHBA-ve, të përcjellë me një shkëmbim intensiv përvojash dhe praktikash më të mira ndërkombëtare në arsimin e lartë, kemi krijuar infrastrukturën e nevojshme për t’u krahasuar me universitetet prestigjioze që në qendër kanë studentin dhe kontributin për progresin e shoqërisë.

Këto dhjetë vite arritëm:

  • të ndërtojmë një kampus universitar të standardeve më të larta ndërkombëtare, që tanimë synon të shndërrohet në Eco-kampusin e parë në këtë pjesë të Evropës;
  • t'i zhvillojmë sistemet më të sofistikuara të informacionit për të përshtatur metodologjitë e mësimit me profilin e studentit;
  • të dizajnojmë programe studimore sipas rezultateve që kanë matje në kuptim të dijeve të fituara dhe kompetencave të identifikuara nga tregu real i punës;
  • të etablojmë një kuadër të përkushtuar për arritjen e shkëlqyeshmërisë;
  • të vendosim një menaxhim, ku cilësia është shëndërruar në kulturë institucionale.

Këto janë disa nga arritjet e konstatuara nga vlerësimet ndërkombëtare, por edhe nga studentët tanë të diplomuar dhe nga punëdhënësit e tyre. Universitetin Tuaj e kanë cilësuar si model të institucionit të arsimit të lartë në rajon e më gjerë. Rruga për t'u pajisur me dije dhe kompetenca konkurruese në këtë botë globale është e vështirë, por ky mjedis, tashmë i dëshmuar i një arkitekture ku ju jeni bashkëndërtues, përbën garancën e suksesit.

Ju priftë e mbara,

Google+