Universiteti i Evropës Juglindore ishte nikoqir i aktivitetit, i cili u mbajt të mërkurën ( 16 maj 2012), për promovimin e bursave ndërkombëtare për studentët dhe prezantimin e mundësive për këmbim akademik nëpërmjet programit JFDP.
“Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE”, ishte tema, te cilën të mërkurën (16 maj 2012) e ligjëroi para studentëve dhe stafit të UEJL-së, zëvendës kryeministri i Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi.
Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Maqedoni, Arben Çejku, para studentëve dhe stafit të UEJL-së, të martën ( 15maj 2012), mbajti ligjëratë me temë: “100 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë”.
Në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë,sot (8 maj 2012), qëndroi z. Erik Furnie, drejtor i Drejtorisë për Evropën Qendrore në Ministrinë e Jashtme të Francës i shoqëruar nga ambasadori i Francës në Shkup, Zhan Klod Shlumberzhe.
Në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, të hënën (7 maj 2012) për të shtatën herë u mbajt Panairi i Karrierës,ku morën pjesë mbi 50 kompani.
Kryetari i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, dje ( 3maj 2012) realizoi takim me studentët me notë më të lartë mesatare, të cilët studiojnë në fakultetet e shkencave natyrore në Universitetin e Evropës Juglindore.
Studentët e Fakultetit Juridik të UEJL-së qëndruan në Bundestagun Gjerman
Universiteti i Evropës Juglindore, të premten ( 27 prill 2012) organizoi “Ditën olimpike”, që kishte për qëllim laramanin e aktiviteteve dhe pjesëmarrësve, në prag të mbajtjes së Lojërave Olimpike në Londër 2012.
Në kuadër të projektit “Guxo! Bëre hapin e parë!“ të premten (27 prill 2012), në UEJL, në Tetovë, u mbajt “Fundjava e sipërmarrësisë”.
NGA STUDENTI NË NDËRMARRËS – PËR NJË UIKEND “Të premten isha vetëm një student që kishte një ide, ndërsa të dielën do të kem të përgatitur planin e biznesit tim”
Më 30 mars (e premte), Andrew Goodspeed, Benjamin Keatinge dhe Lulzime Kamberi prezantuan një trajnim për stafin e UEJL-së, të titulluar “Plagjiatura, zbulimi dhe parandalimi”.
Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) dhe Qendra për zhvillim institucional–QZHI, dje, në një Konferencë të përbashkët për shtyp në Universitetin e Evropës Juglindore, në Shkup prezantuan Programin studimor të magjistraturës "Zhvillimi i shoqërisë civile", që do të ofrohet në Fakultetin e Administrimit Publik dhe Shkencave Politike në Universitetin e Evropës Juglindore. Këto studime janë projektuar në partneritet në mes Universitetin e Evropës Juglindore Tetovë dhe Qendrën për zhvillim institucional–QZHI, në Shkup.
Universiteti i Evropës Juglindore prej 9 deri me 13 prill do të jetë i hapur për të gjithë maturantët,prindërit dhe të gjithë të interesuarit tjer .
Ekipi i studentëve të Fakultetit të Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore, në përbërje: : Drini Aliu, Ersan Hamdiu dhe Jovica Saveski me mbikëqyrjen e Doc. Dr. Bekim Fetaji janë kualifikuar në raundin e parë në mesin e tre ekipeve më të mira në Maqedoni në garën Microsoft Imagine Cup, për dizajnimin e softuerëve.
Të mërkurën (28 mars 2012, në Universitetit të Evropës Juglindore u promovua libri me titull “Biznesi i vogël dhe ndërmarrësia” nga autorët Doc. Dr. Veland Ramadani dhe Prof. Dr. Bobek Shuklev.
Të martën ( 27 mars 2012), znj. Xhuli Uiks ( Julie R. Weeks), për studentët dhe stafin e Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë mbajti ligjëratë me temë: “Trendet në ndërmarrësinë e grave në rrafshin ndërkombëtar – Cilat gra janë pronare të bizneseve sot?”
Të premten (24 mars 2012), Fakulteti i Gjuhëve,Kulturave dhe Komunikimit në Universitetin e Evropës Juglindore ka organizuar Panairin e Gjuhëve. Në kuadër të panairit, student e këtij fakulteti kishin organizuar tendat e tyre, ku përfaqësonin gjuhën dhe shtetin përkatës.
Ekspertja e mirënjohur amerikane për çështje të Ballkanit, Brenda Pearson ligjëroi para studentëve të shkencave të komunikimit në UEJL lidhur me zhvillimet aktuale politike në vendet e Ballkanit.
Takim shumë i rëndësishëm, mbresëlënës, shumë i qëlluar, është mirë të shohësh se dikush kujdeset për studentët edhe pasi ata i mbarojnë studimet. Këto ishin disa nga fjalët që i të pranishmit në takimin e parë me ish të diplomuarit në UEJL nga Kosova, që u mbajt të premten ( 16 mars2012), në Prishtinë.
Universiteti i Evropës Juglindore dhe Kompania Microsoft të premten ( 16 mars 2012) nënshkruan Marrëveshje për bashkëpunim arsimor.