Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Studime te doktoratës

Kushtet dhe kriteret për regjistrim në studime të doktoratës

Të drejtë regjistrimi kanë kandidatët që kanë arritur notën mesatare 8.00 dhe më lart, gjatë studimeve në ciklin e parë dhe të dytë të studimeve nga lëmi përkatës, kandidatë të cilët kanë akumuluar minimum 300 ECTS dhe që janë nga lëmi përkatës dhe që kanë publikuar punime shkencore dhe kanë njohje adekuate të gjuhës angleze.

Në rastin kur aplikuesi ka përfunduar ciklin e dytë në një lëmi që nuk është adekuate me fushën në të cilën paraqitet për fitimin e titullit shkencor të  ciklit të tretë në të cilin konkurron, atëherë për kushtet eventuale  plotësuese të përshtatjes së njohurive paraprake për regjistrim në programin studimor do të vendosë komisioni i formuar nga fakulteti përkatës.

Kandidatët që kanë diplomuar në universitetet jashtë Republikës së Maqedonisë sipas Ligjit për arsim të lartë janë të obliguar që ta bëjnë nostrifikimin e diplomës në Ministrinë e arsimit të RM, ku do të kenë edhe ndihmën e Shërbimit studentor të universitetit.

Njohja e gjuhëve

Për programet studimore që ofrohen në anglisht, kërkesat minimale  janë: TOEFL ITP min. 460 pikë (versioni në formë të shkruar që ofrohet në UEJL)/ TOEFL IBT min. 57 pikë (versioni në formë kompjuterike)/IELTS min. 5 pikë; ose të kenë arsim paraprakisht të kompletuar në gjuhën angleze.

Prioritet për pranim në programet e ofruara në gjuhët lokale do të kenë kandidatët të cilët të paktën njohin një gjuhë të huaj. Dëshmia e njohurive të gjuhëve të huaja mund të jetë një certifikatë ndërkombëtare, ose një certifikatë e lëshuar nga Qendra e gjuhëve të UEJL-së, ose një diplomë për arsim të kryer më parë në gjuhën e huaj përkatëse.

Dokumentet për paraqitje në konkurs dhe regjistrim

Të gjithë aplikantët duhet ta dorëzojnë dokumentacionin e mëposhtëm për vitin akademik 2015/2016:

1.      Formularin e plotësuar online nëpërmjet ueb faqes zyrtare: www.seeu.edu.mk

2.      Fletëpagesën në shumë prej1500 MKD (25 Euro)

Detaje për pagesën në denar:

  Pranuesi: UEJL
  Emri i bankës: STOPANSKA BANKA
  Zhiro llogaria: 200-0008775390-10

Detaje për pagesën në euro:

   Pranuesi: UEJL
   Emri i bankës: STOPANSKA BANKA
   Adresa e bankës:  Bul. M.Tito bb, Tetovo 1200, Macedonia
   Zhiro llogaria: 0009009090
   IBAN: MK07200000900909026
   SWIFT: STOBMK2X

3.      Biografinë, duke përfshirë listën e materialeve të publikuara të kandidatit;

4.      Kërkesë që duhet të përmbajë fushën e studimeve ku do të bëhen hulumtime për disertacionin dhe të dhëna për qëllimet e hulumtimit;

5.      Letër motivimi; 

6.      Certifikatë për rezultatet e njohjes së gjuhës angleze;

7.      Fotokopje e letërnjoftimit ose e pasaportës;

8.      Diplomën origjinale nga cikli i parë dhe cikli i dytë i studimeve (kopje të nostrifikuara për diplomat jashtë Republikës së Maqedonisë).

9.      Transkriptë origjinale nga cikli i parë dhe i dytë i studimeve ose kopje te verifikuara.

Google+