Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
qasje drejt ardhmërisë . . .

Pse UEJL?

Përfundimi i shkollimit të mesëm për ju do të thotë një hap drejt së ardhmes, një rrugetim i ri i panjohur deri më tani, i cili do t’ua determinojë mënyrën dhe profilin e jetës. Përcaktohuni për ne që ky rrugetim i juaji t’ia vlejë, në menyrë që të kënaqe etjen për dije dhe për t’i përmbushur kërkesat e punëdhënësve në kuadër të trendeve botërore.
 

Programe studimore bashkëkohore

Programet  mësimore janë të dizajnuara në përputhje me kërkesat e tregut vendor dhe atij rajonal e ndërkombëtar të punës. Në bashkëpunim me universitetet ndërkombëtare, ato vazhdimisht perpilohen dhe përshtaten për të sjellë ekspertizën më të mirë që do të kënaqë zhvillimin e hovshëm të teknologjisë së informacionit. 

Mësimdhënie dhe nxënie interaktive

Në qoftë se vendosni të studioni në njërin nga fakultetet tona, do të keni mundësinë që të bëheni pjesë e një mësimi bashkëkohor me metoda dhe pajisje interaktive të mësimdhënies, në një mjedis universitar shumëgjuhësor.  Ligjërues do të jenë profesorë vendorë të profilizuar sipas planprogrameve të fakulteteve, si dhe ligjërues ose ekspertë nga vendet e BE-së dhe SHBA-të, të cilët gjatë gjithë kohës do të jenë në disponimin tuaj (24 orë online). Gjithashtu, do të keni mundësi që të zgjidhni mënyrën e studimit, edhe atë: me orar të plotë, me korrespondencë ose studime online. 

Kontakti personal 

Çka e dallon Universitetin e Evropës Juglindore nga universitet tjera në rajon? 
Pikerisht, mundësia për një trajtim të veçantë nga profesorët tuaj dhe shërbimet që ofrohen nga stafi i UEJL-së, e bën UEJL-në të jetë shumë hapa para të tjerëve. Komunikimi online me profesorët në çdo kohë dhe shërbimet  tjera online do t’ju mundësojnë që të jeni gjithnjë brenda sistemit studimor dhe të çdo pjese tjetër të jetës suaj studentore në qytezë, duke i përmirësuar dhe zhvilluar aftësitë tuaja profesionale.  
 

Të mësosh për botën reale

Kombinimi i punës praktike me teorine, ju mundëson të fitoni shkathtësi të mjaftueshme për të qenë të aftë që të menaxhoni në punën tuaj të ardhshme. Modeli i studimeve të integruara që ofrohen në këtë universitet në kuadër të Fakultetit të Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore, ju mundëson qasje direkte në tregun e punës, ku 50 % e studimeve kryhet në kompani, kurse 50% mësim teorik përmes ligjeratave në universitet.  
Është me rëndësi edhe përkrahja e vazhdueshme që do t’u jepet gjatë punës suaj praktike nga Qendra e karrierës, e cila përkujdeset që t’ua lehtësoje qasjen në institucione dhe kompani. Qendra e karrierës do të vazhdojë me perkujdesjen e saj edhe pas perfundimit të studimeve tuaja, duke iu siguruar informata për oferta të ndryshme në tregun e punës.  
 

Cilësia

Universiteti në vazhdimësi  angazhohet që të sigurojë cilësi në mësimdhënie dhe në të gjitha shërbimet tjera universitare.  Sigurimi i cilësisë fokusohet në çështjet akademike, duke e lidhur ngushtë  mësimdhënien dhe të nxënit me shërbimet, të cilat drejtpërsëdrejti përkrahin studentët, si: Biblioteka, Shërbimi studentor dhe Qendra e karrierës. Kjo, bëhet përmes Zyrës për sigurimin dhe menaxhimin e cilësisë  ,e cila nëpërmjet pyetësorëve dhe metodave të tjera, bën vlerësim objektiv të mësimdhënësve dhe të shërbimeve. 
 

Qytezë gjithpërfshirëse

Një infrastrukturë moderne me të gjitha cilësitë e universiteteve ndërkombëtare e dizajnuar sipas parimit gjithçka në një vend, duke mundësuar interaksion gjithëpërfshirës midis studentëve të të gjitha disiplinave studimore. Hapësira të gjelbëruara me objekte akomodimi, 4 amfiteatro dhe më shumë se 30 klasa, qendra kompjuterike bashkëkohore, laboratore multimedia dhe park teknologjik, bibliotekë, si dhe fusha sportive dhe sallë fitnesi. 
 

Jeta studentore

Larmia e Universitetit të Evropës Juglindore është ajo që do t’ju pëlqejë më së shumti. Është vend i sigurtë, me 24 orë shërbim të sigurisë dhe me gjithçka që ju do të prisni nga jeta studentore. Ju, do të keni mundësi të vendoseni në konviktet e Universitetit, të cilat u ofrojnë kushte të dizajnuara sipas nevojave të gjeneratave të reja, me qasje të vazhdueshme në internet.  
 

Lehtësira financiare

Në qoftë se e kaloni testimin e bursave, ju do të mund të fitoni njërën nga programet e bursave që do t’ua lehtësojë pagesën e shkollimit. Gjithashtu, keni mundësi që të aplikoni për Programin punë dhe studime qe ju mundëson të punoni në ndonjërin nga shërbimet e universitetit dhe në këtë mënyrë do ta ulni pagesën e shkollimit, duke fituar njëkohësisht edhe përvojë pune. 
 

Kujdesi për mjedisin

I projektuar që nga fillimi si qytezë e gjelbër dhe ekologjike, Universiteti i EJL vazhdimisht investon në ruajtjen e mjedisit jetësor: materiale ekologjike të ndërtimit, kujdesi ndaj hapësirave të gjelbërta, filtrimi dhe ripërdorimi i ujit, përzgjedhja dhe riciklimi i mbeturinave, si dhe investime të shumta në prodhimin e energjisë ripërtëritëse dhe rritjen e efikasitetit energjetik.
 
Google+