Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Programi i bursave meritore të UEJL-së (MBS)

UEJL përmes programit të bursave meritore [MBS] mundëson përkrahje financiare për studentët e rinj që do të regjistrohen në vitin akademik 2016/17 në ciklin e parë të studimeve - në studime të rregullta. 

Ky program ka për qëllim t’i përkrahë financiarisht studentët e ardhshëm që dëshirojnë të marrin dije profesionale dhe shkathtësi cilësore përmes vijimit të programeve studimore në UEJL.

Kriteret e akordimit të bursës meritore

Bursat meritore (MBS) do të akordohen në bazë të suksesit të arritur gjatë shkollimit të mesëm (nota mesatare gjatë katër viteve). 

  • me notë mesatare 5.00, lartësia e bursës vjetore 50%
  • me note mesatare 4.50 – deri 4.99, lartësia e bursës vjetore 30% 

Numri i bursave

Do të akordohen të gjithë kandidatët e pranuar në UEJL, sipas konkursit për regjistrim në vitin akademik 2016/17, që i plotësojnë kriteret e akordimit të bursës meritore.

Lartësia e bursës (vjetore) 

Fakulteti

Kategoria e bursës vjetore

 [Grupi A]

50%e shkollimit

[Grupi B]

30%e shkollimit

Biznes dhe Ekonomi (BE) (i)

900 EUR

540 EUR

Shkencat dhe Teknologjitë Bashkëkohore (ShTB) (ii)

900 EUR

540 EUR

Drejtësi

650 EUR

390 EUR

Administrimi Publik dhe Shkencat Politike (APShP)

650 EUR

390 EUR

Gjuhë, Kulturë dhe Komunikim (GjKK)

650 EUR

390 EUR

 

Kushtet e aplikimit 

  • Të drejtë aplikimi kanë nxënësit që kanë përfunduar shkollimin e mesëm katërvjeçar dhe që në 4 (katër) vitet e shkollimi të mesëm (viti I, II, III dhe IV) kanë treguar sukses të shkëlqyeshëm me notë mesatare 4.50 deri 5.00. 

Aplikimi

Të interesuarit duhet të dorëzojnë:

  • aplikacion të plotësuar për bursë meritore
  • kopje të deftesave për kryerjen e vitit të parë, dytë, tretë dhe katërt. 

Afati për aplikim

  • Afati për aplikim prej 01.06.2016 deri më 31.08.2016

Vazhdimi i bursës

Bursat meritore janë vazhduese nga viti në vit dhe mbulojnë periudhë 3 (tre) vjeçare të studimeve deridiplomike. Kriteret për vazhdim të bursës pas vitit të parë dhe vitit të dytë janë në vijim:

  • (i) 60 ECTS kredi të fituara në fund të çdo viti akademik.
  • (ii) note mesatare minimum 8.50 për kategorinë e bursës B dhe notë mesatare minimum 9.00 për kategorinë e bursës A

Lartësia e bursës meritore (pas vitit të parë)

Vazhdimi i bursave (përtëritja) do të bëhet pas çdo viti akademik dhe varësisht nga nota mesatare e arritur, studentit do t’i akordohet bursa e kategorisë gjegjëse.

Kategoria e bursës 

Grupi A

Grupi B 

Nota mesatare pas çdo viti

9.00

8.50

Lartësia e bursës vjetore në fakultetet BE, ShTB  900 EUR  540 EUR
Lartësia e bursës në fakultetet Drejtësi, APShP dhe GjKK 650 EUR  390 EUR


i Në programin studimor Information Systems and Management bursa vjetore në Grupin A është 1000 EUR, ndërsa në Grupi B është 600 EUR.
ii Në programin studimor Business Informatics bursa vjetore në Grupin A është 1000 EUR, ndërsa në Grupi B është 600 EUR. 

Google+