Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Studime master

Kushtet dhe kriteret për regjistrim në studime master

Të drejtë regjistrimi në regjimin e studimeve pasdiplomike të ciklit të dytë, sipas modelit 3+2 (dyvjeçare) kanë kandidatët që kanë diplomë (të nostrifikuar)* universiteti (të ciklit të parë), ose diplomë gjegjëse nga studimet trevjeçare (180 ECTS kredi) apo katërvjeçare (240 ECTS).

Të drejtë regjistrimi në regjimin e studimeve pasdiplomike të ciklit të dytë, sipas modelit 4+1 (dysemestral), kanë kandidatët që kanë diplomë (të nostrifikuar) universiteti (të ciklit të parë), ose diplomë gjegjëse nga studimet katërvjeçare (240 ECTS kredi).

Lëndët janë të rregullta dhe modulare sipas sistemit: 50% nga planprogrami mësimor i fakultetit përkatës do të ofrohet në formë të rregullt, ndërsa pjesa tjetër e programit do të mund të kryhet me studime vetjake (të udhëzuara nga mësimdhënësit). Lëndët e rregullta do të ofrohen çdo të dytën javë pas orës 16:00, ndërsa të shtunën nga ora 8:00, me qëllim që t’u përshtaten edhe kandidatëve që janë në marrëdhënie të rregullt pune. Ndërkaq,  në rastet e lëndëve modulare (kur kemi profesorë të huaj), ligjëratat do të jenë intensive.

Përparësi do të kenë studentët të cilët gjatë studimeve të ciklit të parë kanë arritur notën mesatare 8.00 e më lartë.

Në rast se në programin përkatës studimor nuk paraqitet një numër i mjaftueshëm i kandidatëve, atëherë në atë program nuk do të organizohet mësim.

Në rastin kur kandidati e ka mbaruar ciklin e parë të studimeve në një lëmi që nuk është adekuate me programin studimor në të cilin konkurron, atëherë komisioni i fakultetit përkatës do t’i caktojë kushtet për kriteret plotësuese që duhen për plotësimin e diturive paraprake për t’u regjistruar në programin e ri studimor të ciklit të dytë.

Njohja e gjuhëve

Të gjitha programet studimore për ciklin e dytë të studimeve (3+2 ose 4+1) ofrohen në gjuhën shqipe, në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën angleze. Megjithatë, pa marrë parasysh gjuhën e programit, Universiteti ka të drejtë të ofrojë një pjesë ligjëratash apo lëndësh në gjuhën angleze, prandaj njohja e gjuhës shqipe, maqedonase dhe angleze është e nevojshme, kurse njohja e së paku dy nga këto gjuhë të përmendura në nivel akademik, është e domosdoshme.

Për programet me mësim në gjuhën angleze, kriteret minimale janë: TOEFL ITP min. 460 pikë (versioni në formë të shkruar që ofrohet në UEJL)/ TOEFL IBT min. 57 pikë (versioni në formë kompjuterike)/IELTS min. 5 pikë ose rezultat ekuivalent në testi n institucional për njohje të  gjuhës  angleze nga Qendra e Gjuhëve, UEJL.

Dokumentet për paraqitje në konkurs dhe regjistrim

Të gjithë kandidatët të cilët aplikojnë në vitin akademik 2015/2016 duhetta dorëzojnë dokumentacionin e poshtëshënuar:

1.      Formularin e plotësuar online nëpërmjet ueb faqes zyrtare: www.seeu.edu.mk

2.      Fletëpagesën në shumë prej 1500 MKD (25 Euro)

Detaje për pagesën në denar:

 Pranuesi: UEJL
 Emri i bankës: STOPANSKA BANKA
 Zhiro llogaria: 200-0008775390-10

Detaje për pagesën në euro:

 Pranuesi: UEJL
 Emri i bankës: STOPANSKA BANKA
 Adresa e bankës: Bul. M.Tito bb, Tetovo 1200, Macedonia
 Zhiro llogaria: 0009009090
 IBAN: MK07200000900909026
 SWIFT: STOBMK2X

3.      Biografi e shkurtër/letër përcjellëse e cila do të përmbajë më së paku 500 fjalë.  Në këtë ese duhet të përmenden arsyet pse studenti aplikon në Universitetin e EJL.

4.      Diplomë origjinale universitare (e nostrifikuar) dhe të gjitha transkriptat origjinale (diploma shtesë, nëse ka) nga cikli i parë i studimeve (ose kopje të noterizuara).

5.      Çertifikatë e lindjes

6.      Fotokopje e letërnjoftimit ose e pasaportës.


*Kandidatët që kanë kryer jashtë Republikës së Maqedonisë sipas Ligjit për arsim sipëror janë të obliguar në një afat prej gjashtë muajsh  ta bëjnë nostrifikimin e diplomës në Ministrinë e arsimit të RM. Për përgjigje eventuale negative ose për mos marrje të përgjigjes, kandidatit do t’i  ndërpriten studimet pa asnjë përgjegjësi nga ana e UEJL.

Google+