Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
qasje drejt ardhmërisë . . .

Pagesa për shkollim (Tuition fees)

Studentët paguajnë kompensim për studime në shumë të caktuar për programin përkatës të studimeve dhe për vitin përkatës së studimeve. Pagesat përcaktohen në bazë vjetore dhe studentët mund të parashikojnë rritje eventuale të pagesës për studime gjatë studimit. Shumat caktohen nga Bordi i universitetit dhe publikohen në konkursin për regjistrim të studentëve.

Mundësitë e pagesës për shkollim për studime deridiplomike

1.      Pagesa për studime për gjithë vitin akademik paraprakisht kur të regjistrohen. Për studentët që paguajnë paraprakisht për gjithë vitin akademik mundësohet lehtësim prej 3% nga detyrimi vjetor.

2.      Pagesa për studime në dy këste. Studentët që zgjedhin pagesën në dy këste duhet të bëjnë pagesën e semestrit dimëror me regjistrimin e parë por jo më vonë se 30 shtator kurse pagesën e semestrit veror deri më 28 shkurt të vitit gjegjës akademik.

3.      Pagesa në katër këste të barabarta sipas këtij plani:

a.      Për studime deridiplomike:

Kësti i parë                 Paraprakisht me regjistrimin e parë, por jo më vonë se 30 shtatori;

Kësti i dytë                 31 nëntori;

Kësti i tretë                28 shkurti;

Kësti i katërt              30 prilli.

b.      Studime master dhe studime të doktoraturës:

Kësti i pare                 Paraprakisht me regjistrimin e parë, por jo më vonë se 30 shtatori;

Kësti i dytë                 31 dhjetor;

Kësti i tretë                28 mars;

Kësti i katërt              31 maj.

Për studentët që zgjedhin të paguajnë detyrimet në katër këste aplikohet ngarkesë/pagesë shtesë. Pagesa shtesë përcaktohet nga Bordi i Universitetit.

Google+