Programi HESP (Higher Education Support Program)
Qëllimi i programit
Universiteti i Evropës Juglindore në bashkëpunim me Fondacionin Shoqëri e Hapur OSF (Open Society Foundation) përmes Programit për përkrahje të arsimit të lartë HESP (Higher Education Support Program, London) u ofron studentëve bursë që mbulon deri më 80% të pagesës së shkollimit. Në raste të veçanta mund të përfshijë edhe pjesë të akomodimit apo të transportit për studentë që vijnë jashtë rajonit të Tetovës.
Qëllimi i këtij programi është që t’u mundësojë studentëve përkrahje financiare, pa të cilën nuk do të kishin mundur të studiojnë në UEJL. Prandaj, në akordimin e ndihmës financiare të HESP-it do të merret parasysh gjendja sociale dhe ekonomike e studentit, por edhe suksesi i mëparshme në shkollimin e mesëm.
Numri dhe alokimi i bursave HESP
Përmes programit HESP, UEJL do të akordohen rreth 50 bursa. Bursat e HESP-it janë jepen për një periudhë 3 (tre) vjeçare. Kushtet e për vazhdim të bursës përcaktohen në Letrën e akordimit (Award Letter) në fillim të çdo viti akademik.
Të drejtë aplikimi në këtë fond bursash kanë kandidatët me shtetësi të Maqedonisë që në vitin akademik 2015/16 do të regjistrohen si studentë të rregullt në ciklin deridiplomik në njërin nga programet studimore që ofrohen në këto fakultete:
- Fakulteti i Administrimit Publik dhe Shkencat Politike - rreth 25 bursa
- Fakulteti i Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit - rreth 25 bursa
Lartësia e bursës
Fondi i bursave HESP mundëson:
- pagesë e pjesshme të shkollimit; - max.1.000 Euro
- pagesë e pjesshme për akomodim apo transport; - max. 600 Euro
Lartësia e bursës varet nga gjendja sociale dhe ekonomike e studentit.
Për kualifikim në këtë program kandidati duhet të arrij të paktën 60 nga 100 pikë të mundshme nga suksesi i shkollimit të mesëm, ndërsa rangimi dhe përzgjedhja e bursistëve do të bëhet në bazë të nevojës për ndihmë financiare.
Gjatë përzgjedhjes së kandidatëve përparësi do të kenë studentët me nevoja të veçanta!
Mënyra e aplikimit dhe afati i aplikimit
Të interesuarit duhet të dorëzojnë:
- aplikacion të plotësuar për bursë të HESP-it
- dokumentacioni i nevojshëm (i shënuar në faqen e fundit të formularit për aplikim) për dëshmi të gjendjes sociale dhe ekonomike të studentit.
Aplikacionin për bursë të HESP-it mund ta shkarkoni liknun Formularë ose e merrni në UEJL, Zyra për Ndihma Financiare (Tetovë), ndërtesa 801.
Afati për aplikim
01.06.2015 - 11.09.2015
Dorëzimi i aplikacionit
Aplikacioni, së bashku me dokumentacionin përcjellës (shënuar në fq. 6 të aplikacionit) duhet të dorëzohet deri më 11 shtator 2015 në Zyrën për Ndihmë Financiare (në Tetovë), ndërtesa 801, ose të dërgohet me postë.
Nëse aplikacionin e dërgoni me postë, ju lutemi të keni kujdes që ai të arrijë në afatin e paraparë për aplikim. Postat e vonuara (pas datës 11.09.2015) nuk do të merren në konsideratë! Do të shqyrtohen vetëm aplikacionet e kompletuara!