Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Programi i bursave nga komuniteti i biznesit ‘’Invest in your future’’

Qëllimi i programit

UEJL në bashkëpunim me komunitetin e biznesit, përmes programit të UEJL-së “Investoni në të ardhmen tuaj” do të mundësojë rreth 17 bursa për vitin akademik 2013/14. për ciklin e parë të studimeve.

Përveç mbështetjes financiare për studentë, si dëshmi e përgjegjësisë sociale e komunitetit të biznesit, ky program shërben njëherësh edhe si mundësi për punësimin e tyre.  

Kriteret a akordimit

Në akordimin e bursave nga komuniteti i biznesit, përpos preferencës së kompanisë, do të merren parasysh edhe:

  • gjendja sociale dhe ekonomike e studentit
  • suksesi i aplikuesit në shkollimin e mesëm dhe
  • rezultati nga testimi për bursë

Për kualifikim në këtë program bursash, ngjashëm si në programin e bursave meritore të UEJL-së, aplikuesi duhet të arrijë të paktën 65 nga 100 pikë të mundshme nga testimi për bursa dhe nga suksesi i shkollimit paraprak, ndërsa në rangim do të përfshihet edhe komponenti i gjendjes sociale dhe ekonomike së studentit.

Mënyra e aplikimit dhe afati i aplikimit

Të interesuarit duhet të dorëzojnë:

Nëse në testim  për bursë, që do të mbahet me datë 27.04.2013, kandidati merr numrin e nevojshëm të pikëve për kualifikim (65 pikë), atëherë duhet të dorëzojë dokumentacionin plotësues për dëshmi të gjendjes sociale dhe ekonomike të tij, deri më 13.09.2013.

Kompanitë donatore të programit “Invest in your future”

  1. ALMA-M
  2. ONE
  3. UNIQA
  4. King ICT
  5. RENOVA
  6. Golec Trans
  7. Les Komerc
  8. ZIP Travel
  9. Hausmajstor Domuvanje
  10. Zgjimi Kompani
Google+