Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Grupet kërkimore

Grupet kërkimore të Institutit shkencor "Maks van der Shtul" janë të përbërë nga stafi i fakultetit ndërakademik të Universitetit të Evropës Juglindore në fushën e shkencave humane dhe shoqërore. Koncepti kryesor i grupeve kërkimore është që  të organizojnë dhe të kryejnë kërkime tematike në fushat shumëdisiplinore.

Instituti shkencor "Maks van der Shtul " ka punuar në periudhën e fundit për inkurajimin e inicimit të grupeve tematike të kërkimit që do të shqyrtojnë,  do të diskutojnë dhe do të hulumtojnë në fusha specifike. Përmes grupeve kërkimore qëllimi është të mbështesë diskutim lidhur me temën zhvillimin e kapaciteteve hulumtuese, duke mbledhur ide dhe inicimin e disa aplikacioneve të projektit për tema aktuale dhe interesit hulumtues.

Secili nga grupet kërkimore tematike është  menduar të organizojë simpoziume shkencore me ekipet e tyre për inicimin e  punimeve cilësore hulumtuese dhe të punojnë në organizimin e forumeve shkencore apo konferencave  ndërkombëtare në bashkëpunim me studiues të tjerë të rëndësishëm në vend dhe në rajon.

Grupet aktive kërkimore të Insitutit shkencor “Maks  van der Shtul”

Marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve dhe dialogu politik

Kjo temë është studiuar në një projekt kërkimor me UNDP për botimin e  një doracakut udhërrëfyes për rolin e Komisionit parlamentar për marrëdhëniet ndërmjet  bashkësive për zhvillimin e dialogut politik.

Të drejtat e njeriut

Ky grup kërkimor vepron në formatin e Qendrës për të drejtat e njeriut në bashkëpunim me disa universitete në Evropën Perëndimore në monitorimin dhe hulumtimin e trendeve të të drejtave të njeriut në vendet në tranzicion, por gjithashtu edhe  në demokracitë bashkëkohore.

Multikulturalizmi dhe politikat gjuhësore

Grupi hulumtues punon në hulumtimin e sfidave të  multikulturalizmit dhe politikave gjuhësore në shoqëritë multikulturore. Ai përgatiti dhe organizoi konferencën e parë ndërkombëtare shkencore në  këtë fushë më  16 dhe 17  Maj, 2014 në Kampusin e UEJL-së  në Tetovë, mbledhjen e ekspertëve të njohur dhe studiuesve në këtë  fushë.

Qeverisje e mirë

Ky është kërkim  tipike  multidisiplinare grup i studiuesve nga secili prej fakulteteve të UEJL-së që në kuadër të hulumtimit të qeverisjes së mirë janë duke vëzhguar shfaqjet qeveritare të vendeve të Ballkanit Perëndimor në bashkëpunim me universitetet e tjera partner në rajon.

Grupet kërkimore në progres

o E drejta ndërkombëtare

o Studime evropiane

o Komunikimi ndërkombëtar

o Diplomacia preventive dhe zgjidhja e  konflikteve  

o Sundimi i ligjit 

o Grupi kërkimor i Ballkanit

Google+