Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Për ne

PËR NE

Instituti për hulumtime  shkencore “Max van der Shtul” është themeluar si njësi akademike e shkencore e Universitetit më datë 21.03.2012 dhe është emëruar sipas  emrit  të  ish Komisionerit të lartë të OSBE-së për pakica kombëtare Max van der Shtul (1924-2011) i cili ishte shumë aktiv në rajon me  një përpjekje diplomatike në parandalimin e konflikteve si dhe një nga iniciatorët kryesorë për  krijimin e Universitetit të Evropës Juglindore.

Në shtator 2012, Instituti është regjistruar në Ministrinë Arsimit dhe Shkencës në regjistrin e subjekteve të cilat kryejnë veprimtari  shkencore, hulumtuese dhe edukative.

Misioni i Institutit për  hulumtime shkencore i UEJL-së ”Maks van der Shtul”  është zhvillimi dhe organizimi i aktiviteteve hulumtuese dhe edukative në fushën e shkencave shoqërore, shkencave politike, zhvillimi i marrëdhënieve ndërkombëtare, drejtësia dhe administrata publike, pastaj edhe kërkimet nga sfera e interdisiplinave të diplomacisë preventive, pajtimit ndërkulturor, zgjidhjes së konflikteve dhe parandalimit të konflikteve.

Aktiviteti kyç i Institutit është kërkimi (zhvillimi dhe implementimi i projekteve hulumtuese).

Qëllimi final i Institutit është të zhvillojë klimë ku e vërteta shkencore do të jetë kriteri më i rëndësishëm për të zhvilluar një shoqëri të hapur dhe racionale e cila do të ballafaqohet me sfidat rajonale dhe  globale duke kontribuar  në zhvillimin e një bote më të mirë dhe më të sigurt.

Google+