Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Studentët e UEJL-së fitues të çmimit “Nasa Space Apps Challenge 2015”

Studentët e UEJL-së fitues të çmimit “Nasa Space Apps Challenge 2015”



Katër studentë të Shkencave të Informatikës nga Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL), Armend Imeri, Llokman Musliu, Artan Emini nga Gostivari dhe Ylli Deari nga Tetova, janë fitues të çmimit “Nasa Space Apps Challenge 2015”. Rezultatet e arritura në këtë garë ndërlidhen me punën e tyre në programimin dhe projektimin në mënyrë “3D Vizuele Asteroidet”, të cilat paraqesin rrezik për tokën dhe i kanë shfaqur në një ueb faqe të programuar në “Open Source”, duke shfrytëzuar: SQL, THREEJS, JSON, AJAX, JAVASCRIPT dhe HTML.

“Në Maqedoni gara janë mbajtur në katër vende, në Tetovë, Shkup, Ohër dhe Manastir ku janë prezantuar tetë projekte dhe morën pjesë rreth 70 studentë. Ishim grupi më i vogël që punonim, ishim vetëm katër veta dhe u kualifikuam automatikisht për garat globale të “Nasa Space Challenge”, thotë studenti Armend Imeri.

Nga gjithë të nominuarit nga e gjithë bota ka realizime të ndryshme për një çështje. Realizimi ynë është një ndër 25 realizimet që janë kryer në mbarë botën”, thekson Llokman Musliu.

Studentët Imeri, Musliu, Emini dhe Deari thonë se për gjithë të rinjtë që dëshirojnë të merren me këtë lëmi ka potencial për tu zhvilluar, mundet të punojnë dhe mund të mbërrijnë edhe nëse nuk shkojmë në Zvicër ose në Gjermani, d.m.th mundemi edhe prej këtu të arrijmë diçka mjaftë të madhe.

Google+