Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Buletini nr. 24

  • Këmbimi studentor përvojë unike në UEJL

    Studentët,Trime Halili, Leutrim Mehmedi dhe Liridona Veliu, janë vetëm një pjesë nga numri i madh i studentëve të Universitetit të Evropës juglindore (UEJL), të cilët kanë shfrytëzuar mundësinë për të marrë bursë në kudër të programit për këmbim studentor “Erasmus”.

  • Ligjëruesit Adrian Besimi dhe Visar Shehu fitojnë projektin nga Global Integrity

    “Simply Visualizing Politics” është projekti, i cili duhet të realizohet brenda gjashtë muajve, kurse bartës të projektit janë profesorët Visar Shehu dhe Adrian Besimi, ligjërues në Fakultetin e Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore të Universitetit të Evropës Juglindore.

  • Në UEJL u mbajt “randevu” arsimore

    Në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë (19-20 prill 2013), u mbajt Panairi tradicional i shkollave të mesme të Maqedonisë “Randevu Arsimore”. Në panair morën pjesë rreth 1000 nxënës nga 25 shkolla të mesme të Maqedonisë, së bashku me arsimtarët e tyre.

  • Universiteti i Evropës Juglindore mbajti “Ditën e Hapur”

    Maturantët , prindërit, profesorët nga shkollat e mesme dhe të gjithë të interesuarit të tjerë, të shtunën (13 prill 2013), në kudër të manifestimit “Dita e Hapur” patën mundësi që të njihen me programet studimore që i ofron Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) për vitin e ri akademik 2013/2014 dhe me tërë infrastrukturën përcjellëse që e posedon universiteti për studime të standardizuara ndërkombëtare.

  • Promovohet Programi përbashkët i Studimeve evropiane mes UEJL dhe Universitetit të Lubjanës

    Në qendrën Informative të Komisionit Evropian në Shkup, të enjten (25 prill 2013) u bë promovimi i programit të ri studimor (diplomë e përbashkët), Studime Evropiane në organizim të Universitetit të Evropës Juglindore dhe Universitetit të Lubjanës.

Google+