Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Buletini nr. 23

  • Suksesi i radhës: Universiteti i Evropës Juglindore fiton të drejtën e provimit TOEFL në Maqedoni

    Të martën, 12 shkurt 2013, rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Prof. Dr. Zamir Dika dhe drejtores së ETS Global (Educational Testing Service) nga Tirana, Dr. Ines Dika u nënshkruajt memorandumi për dhënien e provimit të standardizuar të gjuhës angleze – TOEFL (Test of English as a Foreign Language). Ky provim për herë të parë organizohet në R. e Maqedonisë, gjegjësisht në Universitetin e Evropës Juglindore.

  • UEJL i vetmi universitet në rajon ofron studimet e integruara

    Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL), gjatë vitit të ri akademik 2013/2014, do të fillojë me ofrimin e programeve studimore të integruara.

  • Trajnime për të rritur cilësinë akademike

    Universiteti i Evropës Juglindore (nga 16-18 janar), ka mbajtur trajnimet për stafin akademik dhe atë administrativ në fusha të ndryshme, me qëllim që të rrisë cilësinë akademike.

  • Parlamenti dhe avokatja studentore në shërbim të studentëve

    Studenti Ilir Rexha, tashmë është kryetari i parë i zgjedhur i Parlamentit dhe Asociacionit Studentor, kurse studentja Valdeta Pajaziti, avokate studentore.

  • “SEEU” bëhet pjesë e Eduroam

    Brendi i Universitetit të Evropës Juglindore i njohur në terma ndërkombëtar si “SEEU” bëhet pjesë e Eduroam. Universiteti si anëtar i Eduroam (education roaming) ofron shërbim të sigurt për roaming qasje në rrjetet “wireless” i zhvilluar për komunitetin ndërkombëtar të hulumtim dhe arsimit.

  • Konferencë shkencore ndërkombëtare për procesin e decentralizimit

    “Procesi i decentralizimit, tendencat dhe zhvillimet në të ardhmen”, ishte tema e konferencës shkencore ndërkombëtare, që u mbajt të premten (25 janar 2013), në Universitetin e Evropës Juglindore, në organizimi të Institutit për Studime Politike dhe Ndërkombëtare.

Google+