“Jam shumë i prekur nga pritja e juaj kaq e ngrohtë dhe dua t’ju garantojë se ndjehem jashtëzakonisht i nderuar që e vizitoj këtë universitet. Dua me nderim të madh të përulem para jush. Para të gjithë atyre burrave e grave, profesorëve dhe studentëve, që gjatë këtyre 10 viteve krijuan, këtu në Tetovë, një tempull të madh të lirisë, të dijes dhe dritës për shqiptarët dhe të gjithë qytetarët e shoqërisë së Maqedonisë”, tha në fjalimin e tij kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, gjatë vizitës në Tetovë është takuar me përfaqësuesit e Komunës së Tetovës, Universitetit Shtetëror të Tetovës, kurse gjatë marshutës në rrugët e Tetovës është pritur dhe përshëndetur nga një numër i madh të qytetarëve.