Kryetari Ivanov, theksoi se ky universitet është shndërruar në promotor të fuqishëm të tolerancës, respektimit të shumë-gjuhësisë, dallimeve kulturore në mësimdhënie dhe hulumtim, duke zhvilluar programe studimore me perspektivë ndërkombëtare dhe se kjo dukshëm ka ndikuar në përparimin e mendimit shkencor dhe mirëkuptimin ndëretnik.
Dhjetë vite të funksionimit të një universiteti siç është Universiteti i Evropës Juglindore është një periudhë shumë e shkurtër, por në kontekst të dinamikës së zhvillimit të ngjarjeve, mënyrës së themelimit dhe misionit të këtij institucioni të arsimit të lartë, ndikimit që kishte në rrjetin arsimor sipëror në Republikën e Maqedonisë për plotësimin e nevojave shoqërore dhe instalimin e vlerave të dukshme dhe të dallueshme e të krahasueshme me trendet dhe standardet më bashkëkohore - fiton dimension historik, duke lënë gjurmë të dukshme në botën e dijes, tha me këtë rast rektori i këtij Universiteti, Prof. Dr. Zamir Dika.