Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Kontribut për zhvillimin e biznesit përmes trajnimeve dhe konsultimeve

Qendra për zhvillimin e Biznesit është urë lidhëse në mes të bashkësisë së biznesit dhe UEJL-së, e cila ka për qëllim të përkrah bizneset në zhvillimin e kuadrove të tyre dhe zgjerimin e aktivitetit brenda dhe jashtë vendit.



QZHB gjatë vitit 2011, ka dhënë një kontribut për zhvillimin e biznesit përmes trajnimeve dhe konsultimeve për kompanitë e Maqedonisë, me theks të veçantë të fushës së Pollogut. Këtu, mund të përmendim trajnimin për “zhvillim të lidershipit”, ku morën pjesë brezi i dytë i udhëheqësve të kompanive më të mëdha të rajonit të Maqedonisë Perëndimore, siç janë: Renova, Pofix, Les Komerc, Frigotehnika 2000, Moding, Duli-Kërçovë, Euro Turist, IR Trans. Poashtu gjatë vitit 2011, filloi edhe trajnimi “Planifikimi dhe implementimi i planit të Biznesit”, ku janë përfshirë gjithsej 18 pjesëmarrës, kryesisht studentë të UEJL-së, të cilët kanë bizneset e tyre private dhe ata të cilët dëshirojnë të futen në botën e biznesit.

Gjatë kësaj periudhe, QZHB ka qenë bartëse e projektit për trajnim në bashkëpunim me Kelley School of Business nga Universietit Indiana në SHBA, Instituti Indian i Menaxhmentit nga qyteti Lucknow në Indi dhe Universiteti i Evropës Juglindore. Në kuadër të këtij trajnimi, në universitetin tonë qëndruan 67 studentë nga India dhe profesorë të njohur nga SHBA dhe India. Pos shërbimeve që ka ofruar QZHB nga themelimi i saj, gjatë këtij viti filloi edhe me dy shërbime të reja: ofrimin e konsultimeve të biznesit për kompanitë dhe shërbimin për krijimin dhe zhvillimin e ueb-faqeve për bizneset.

Për suksesin e QZHB-së në ofrimin e shërbimeve konsultative flasin edhe mirënjohjet nga pronarët dhe menaxhmenti i kompanive, ku kanë qenë të angazhuar konsultantët e QZHB-së. Kompanitë që shfrytëzuan shërbimet e tilla gjatë vitit 2011, janë: Vezë Sharri, Frigotehnika 2000 dhe InterLightShop, e cila e angazhoi QZHB-në për përpilimin e Planit të biznesit për nevoja të projekteve të reja në kompani, poashtu edhe krijimin e ueb faqës, e cila është vlerësuar për cilësinë e lartë.

Përveç trajnimeve klasike, QZHB është ofruesi i vetëm i trajnimeve online nga kompania lider në botë SkillSoft. Ky lloj i trajnimeve, jo vetëm në Maqedoni, por ofrohet edhe në shtete të tjera si: Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi. Trajnimet online që ofron SkillSoft janë trajnime të teknologjisë së fundit, që ka rreth 10.5 milionë shfrytëzues dhe 3000 korporata më të mëdha në botë që i shfrytëzojnë këto lloj trajnimesh, në mesin e të cilave mund të përmenden CocaCola, Microsoft, Google, Yahoo, IBM, ING Bank etj.

QZHB kontribuon bizneseve edhe përmes organizimit të konferencave të ndryshme për biznes.

Google+