Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Zyra për marrëdhënie ndërkombëtare aktive në promovimin ndërkombëtar të Universitetit

Zyra për marrëdhënie ndërkombëtare funksionon në kuadër të Rektoratit të UEJL-së. Ajo realizon aktivitete të ndryshme, të cilat kanë synim ndërkombëtarizimin e Universitetit të Evropës Juglindore dhe krijimin e mundësive për lëvizshmërinë për të gjithë studentët, të cilët dëshirojnë që një pjesë të jetës së tyre akademike ta kalojnë në ndonjë universitetet me të cilët UEJL ka bashkëpunim në mënyrë të drejtpërdrejtë apo indirekte përmes skemave të ndryshme të lëvizshmërisë studentore.



Gjashtë studentë nga Universiteti i Evropës Juglindore aktualisht kanë përfituar nga lëvizshmëria studentore, duke i çuar shifrat në rreth 35 sish që deri më tani kanë realizuar ose shkëmbim ose kanë kryer studime të plota në njërin prej tetë universiteteve evropiane partnerë në projektin Basileus.

Projekti Basileus për këtë vit nuk fitoi mbështetje financiare nga ana e Komisionit Evropian, por kjo gjë nuk e ka penguar këtë zyrë në promovimin e skemës dhe mundësive të tjera alternative për të gjithë ata studentë, të cilët janë në kërkim të bursave për të studiuar jashtë shtetit. Në këto mundësi alternative bëjnë pjesë projektet, siç janë: JoinEuSEE, Euroweb dhe Eraweb ose edhe baza e bursave S4WB.

Gjatë muajit tetor, ZMN për dy ditë rresht ka marrë pjesë në panairin e bursave, i cili u mbajt në Bibliotekën kombëtare në Shkup dhe në të cilin morën pjesë rreth 25 universitete dhe fondacione nga Maqedonia, rajoni dhe mbarë bota. Kjo pjesëmarrje, e dyta me radhë, kishte synim kryesor që studentëve nga Maqedonia fillimisht t’ua shpalosë ofertën e bursave për studime në Universitetin e Evropës Juglindore, ndërsa njëkohësisht edhe t’ua sjellë më afër mundësitë për fitimin e bursave për studime jashtë shtetit.

Në vazhdën e aktiviteteve për promovimin e mundësive për fitimin e bursave për studime jashtë shtetit, gjatë muajve tetor, nëntor dhe dhjetor, Zyra për marrëdhënie ndërkombëtare ka sjellë për studentët në kampusin e UEJL-së përfaqësues të fondacioneve dhe institucioneve, siç janë: Shërbimi gjerman për këmbim akademik (DAAD), Instituti francez dhe Campus France që funksionojnë në kuadër të Ambasadës së Francës në Shkup, Forumi Rinor për Arsim, përfaqësues të Ambasadës sllovake etj.

Aktivitetet e ngjashme do të vazhdojnë edhe në semestrin e ardhshëm, kur edhe janë paraparë të mbahen prezantime të reja rreth mundësive për fitimin e bursave nga ana e studentëve të UEJL-së, duke u mundësuar të gjithëve që të bëhen pjesë e botës akademike në lëvizje.

Google+