Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

“Karriera” për studentët e UEJL-së

“Karriera” për studentët e UEJL-së



Qendra e karrierës pranë Universitetit të Evropës Juglindore, më 1 dhe 5 dhjetor, në bashkëpunim me USAID -Programin nacional për punë praktike dhe punësim (Karriera ime), organizoi ligjërata për përpilimin e biografive, letërmotivimit dhe strategjitë e kërkimit të punës dhe teknikat e intervistimit.

Sesionet dy-ditore u zhvilluan në hapësirat e universitetit, duke trajnuar gjithsej 376 studentë shqiptarë dhe 85 studentë maqedonas.

Qëllimi i trajnimit ishte përgatitja e studentëve për mënyrat e kërkimit të vendeve të punës apo kryerjen e mësimit praktik në institucionet shtetërore dhe private.

Google+