Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Komunat trajnohen për agrobiznes dhe turizëm

159143-TEMPUS-1-2009-1-HU-TEMPUS-JPCR Përdorimi i burimeve lokale për zhvillim mikro-rajonal agro-biznes dhe turizëm të qëndrueshëm në Ballkanin Jugor



Universiteti i Evropës Juglindore dhe Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale në Republikën e Maqedonisë (BNJVL) organizuan trajnim pesë ditor në temë “Përdorimi i burimeve lokale për zhvillim mikro-rajonal agro-biznes dhe turizëm të qëndrueshëm në Ballkanin Jugor. Sesionet e trajnimit u mbajtën gjatë këtyre ditëve 7, 9, 12, 13 dhe 14 dhjetor, 2011.

Qëllimi kryesor i këtij trajnimi ishte për të rritur kapacitetet e përfaqësuesve të njësive të vetëqeverisjes në fushën e bujqësisë, pylltarisë dhe turizmit në mënyrë që të sigurojë një zhvillim të mikro rajonal.

Grupet e synuara janë punonjës të komunave brenda sektorëve për urbanizëm, çështje komunale dhe ata që janë përgjegjës për çështje të mjedisit. Trajnimet janë pjesë e paketave të punës së projektit të cilat duhet të kryhen nga BNJVL në bashkëpunim me tre universitetet partnere në Maqedoni.

Pjesëmarrësit vijnë nga Pollogu dhe rajoni i verilindjes, si dhe komunat e Dollnenit, Strugës, Dibërs, Zajazit, Osllomej dhe Plashnica.

Google+