Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

UEJL - universitet i së ardhmes

Intervistë me Prof. dr. Roderik Bamon, ndihmës i provostit



1. Cili ishte kontakti i parë me UEJL-në?

Për herë të parë për UEJL-në kam dëgjuar kur isha duke punuar si drejtor i planprogramit në shkollën “Turgut Ozal International” në Tiranë. Kam vizituar UEJL-në në vitin 2007 dhe e kam pëlqyer kampusin shumë dhe mendoj se ishte "spektakular" dhe më pas vendosa që të jem pjesë e këtij misioni. Si rezultat i kësaj kontaktova Departamentin e gjuhës angleze dhe përfundimisht u angazhova si mësimdhënës i gjuhës angleze dhe i lëndëve të ngjashme nga lëmi i edukimit.

2. Çka e dallon Universitetin e EJL-së nga universitetet tjera?

UEJL dallon me atë që është i hapur, por edhe me vetëdijen kulturore. Shumë universitete në mbarë botën janë të preokupuar vetëm me çështjet e brendshme, në vend që të jenë edhe me çështjet jashtme. UEJL është krijuar gjatë një atmosferë të dyshimit, mosbesimit dhe pabarazisë. Universiteti ka prekur këto çështje dhe është zhvilluar në një institucion shumë të respektuar jo vetëm në Maqedoni dhe në rajonin e Ballkanit, por edhe në mbarë botën. Ne kemi interes nga studentët e ardhshëm të të gjitha anëve të botës dhe tani ne duhet të veprojmë për t’i pranuar ata studentë, bashkë me nevojat dhe shpresat e tyre. UEJL është institucion unik, me aftësi për të pranuar kultura dhe përfaqësues të etnive të ndryshme. UEJL patjetër duhet të lëviz përpara në respektimin e barazisë dhe drejtësisë, por unë besoj se kjo është rrënjësisht e pranuar nga të gjithë jo vetëm në UEJL, por edhe brenda mjedisit të Tetovës si një tërësi.

3. Cili është mendimi juaj në lidhje me studentët dhe stafin e Universitetit të EJL-së?


Gjithmonë kam pasur një ndjenjë shumë të ngrohtë për studentët dhe stafin tonë. Kam respekt shumë të lartë për profesorët tanë nga fakultetet dhe departamentet e ndryshme. Ne kemi një kolektiv unik të profesorëve ku secili nga ne sjell përvojën, njohuritë dhe pasionin e madh në tryezë. Profesorët tanë duan që studentët e tyre të kenë sukses dhe unë jam i impresionuar gjithmonë nga mënyra e punës së profesorëve me studentët e tyre jashtë orarit, siç janë aktivitetet dedikuar enkas për plaprogramet, orët mësimore shtesë dhe aktivitetet tjera. Profesorët tanë kanë publikuar dhe prezantuar punime në të gjithë botën dhe gëzojnë respektin e kolegëve të tyre. Studentët tanë janë mbresëlënës! Studentët, mbi të gjitha, pranojnë dhe ndihmojnë njëri-tjetrin. Shumë prej tyre janë aq të pasionuar për studimet dhe shpresat e tyre për të ardhmen. E ardhmja e Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë mbështetet në supet e studentëve tanë. Këta janë njerëzit që do t’i japin formë dhe zhvillim këtij rajoni. E gjithë kjo do të jetë e mundur të realizohet nëpërmjet pasionit dhe dashurisë së tyre për vendin, për ta bë këtë rajon të suksesshëm. Mua jashtëzakonisht më pëlqen të punoj me të gjithë studentët në lëndët që ligjëroj, por edhe me ata që veprojnë në klubet e tilla si “Drama” dhe “UTILITA”. Ne kemi aq shumë studentë të talentuar këtu që është nder për mua që jam në gjendje të ofroj mbështetjen time për ta.

4. Nga pozita e ndihmës-provostit për çështje akademike si e shihni të ardhmen e Universitetit të UEJL-së?

Zyra e provostit është një vend i madh për të punuar. Në çdo universitet Zyra e provostit duhet të jetë një nga zyrat më me përkushtim, pasion dhe me më shumë punë. Në kuadër të kësaj zyre, universiteti ndihmohet në mënyrë të drejtpërdrejt për të krijuar të ardhmen e universitetit në aspektin akademik. Mua më pëlqen të punoj me Pol Foster-in. Pol ka një drejtim të qartë se cilën rrugë dëshiron që Universiteti të ndjek dhe ai është i përkushtuar dhe i pasionuar për arritjen e këtyre qëllimeve. Fytyra publike e "Zyrës" nuk përfaqëson përkushtimin e përgjithshëm dhe punën që është përfshirë në arritjen e qëllimeve të Universitetit. UEJL ka një të ardhme të mrekullueshme. Ne, aktualisht jemi të zënë me magji në mes të krizës ekonomike dhe disperzimit të papritur të universiteteve shtetërore në të gjithë vendin. Por, ne qëndrojmë më lart se të tjerët. Asgjë nuk mund të fitohet nëpërmjet 'thashethemeve të liga' të konkurrencës sonë, prandaj duhet shikuar aspektet pozitive të asaj që kemi dhe ku jemi duke shkuar. Kemi aplikime nga e gjithë bota për të studiuar këtu dhe kemi interes nga profesorë nga mbarë globi për të qenë pjesë e të ardhmes sonë. Aktualisht, jemi duke bërë një rishikim të madh të programeve studimore që do ta vendosin UEJL-në në hap me kohën me ofertat universitare nga i gjithë globi. Jemi të përkushtuar për rritjen e aspektit ndërkombëtar të Universitetit, duke mos humbur besimin edhe te studentët që jetojnë në këtë zonë.
Parashikoj që në dhjetë vitet e ardhshme UEJL të bëhet një kampus vërtetë ndërkombëtar me studentë nga e gjithë bota që do studiojnë këtu. E shoh se po rritet reputacioni ynë përmes konferencave ndërkombëtare dhe rajonale që organizohen këtu. Promovimi i hulumtimit dhe përcaktimi i reputacionit për suksesin akademik dhe zgjerimin e kufijve. Mbi të gjitha, shoh vlerën dhe reputacionin e diplomave tona, nga cikli i parë, i dytë dhe i të tretë që i tejkalojnë të gjitha institucionet nga rajoni dhe qëndrojnë si shenjë e përsosmërisë, përkushtimit dhe nivelit akademik. Kur familjet diskutojnë se ku duhet të shkojnë fëmijët e tyre në universitet, shoh se diskutimi i parë dhe më kryesorja është UEJL, si universiteti i së ardhmes.

Google+