Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Bashkërisht t’i kontribuojmë vizionit tonë “SEEU 2.0”!

Prof. dr. Zamir Dika, rektor



Universitetet e sotshme në mbarë botën janë duke vepruar në një mjedis pritshmërie në rritje për shoqërinë dhe industrinë në progres për të qenë konkurrues në tregun global të dijes, por edhe duke u ballafaquar me krizën financiare dhe buxhetet restriktive. Ky kontekst po e shndërron qëndrueshmërinë afatgjate të institucioneve të arsimit të lartë të mbetet si një prioritet sfidues.

Universiteti ynë, jo vetëm për nga natyra e themelimit, por edhe nga mënyra e veprimit akademik, po jeton duke i integruar dhe jetësuar këto maksima në mënyrë unike dhe të suksesshme tash e 10 vite, duke mbetur i pandikuar nga sistemet rajonale të arsimit të lartë, të cilat ende gjenden në udhëkryqin e dilemës midis cilësisë së arsimit të lartë dhe sasisë e qasjes së lirë.

Investimi i mbi 35 milionë dollarëve nga SHBA-të, Këshilli i Evropës dhe shtetet e BE-së për ndërtimin e një kampusi modern dhe një universiteti të integruar me programe të krahasueshme studimore me ato ndërkombëtare, bazuar në përvojën ndërkombëtare në shkëmbimin e stafit akademik dhe administrues, gjithnjë sipas qasjeve më të reja të menaxhimit të mësimit – siguron qëndrueshmërinë e standardeve në arsimin e lartë. Ndërkohë që, misioni i universitetit, që ka farkëtuar lirinë e përdorimit të gjuhës amtare për të studiuar (gjuhën shqipe dhe maqedonase), si dhe programet e shumta që ofrohen në gjuhën angleze, ka krijuar një mjedis shumëkulturor me mundësi të barabarta, duke na dhënë rast që të promovojmë një model të ri të arsimit të lartë në rajon dhe më gjerë.

Fazën e re të universitetit e kemi emëruar “SEEU 2.0”. Simboli 2.0 qëndron si akronim mbi produktet më të sofistikuara teknologjike, ku përdoruesit në mënyrë të drejtpërdrejtë janë të përfshirë në zhvillimin e tij.

Jemi në fazë të bashkërenditjes së aktiviteteve të hulumtimit shkencor me ato të ndërmarrësisë, duke rritur bashkëpunimin me bashkësinë e biznesit dhe pjesëmarrjen në bashkësi, në përpjekje të shndërrimit të universitetit në Universitet të gjeneratës së tretë.

Universiteti i Evropës Juglindore do të vazhdojë të rrezatojë cilësinë nëpërmjet arsimimit të gjeneratave të reja, të liderëve të ardhshëm, të profesionistëve të devotshëm, të qytetarëve të hapur dhe të lirë, si dhe të motivojë autoritetet politike që të përkrahin fuqishëm bashkëpunimin në sferën e arsimit të lartë midis universiteteve vendase dhe universiteteve në rajon, gjithnjë në funksion të rritjes së konkurrencës në kuadër të këtij globalizimi rapid, por edhe të ruajë denjësisht identitetin kulturor. Kjo, bëhet realitet vetëm duke përkrahur iniciativat midis universiteteve dhe duke iniciuar nisma të shkëlqyeshmërisë dhe progresit rajonal integrues.

Profesorët tanë janë më të mirët dhe studentët tanë do të jenë më të suksesshmit vetëm atëherë kur të gjithë ne bashkërisht do t’i kontribuojmë këtij vizioni. Kështu, me mbarësi do të fillojmë edhe një vit të ri, duke mos u ndalur në përpjekjet e vazhdueshme për t’i arritur qëllimet tona në kohë dhe për t’i vendosur vetes prioritete të reja. Suksese!

Google+