Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

UEJL- partner ekskluziv i fondit më të madh në botë të librave në fushën e ekonomisë

Universiteti i Evropës Juglindore lidhë bashkëpunim me Bibliotekën Ekonomike Kombëtare Gjermane. Biblioteka Ekonomike Kombëtare Gjermane, është biblioteka më e mëdha në botë në fushën e ekonomisë, që ka një fond vjetor të librave të blerë prej 4.1 milion titujsh.



Universiteti i Evropës Juglindore, do të jetë partneri ekskluziv i bazës së të dhënave të Bibliotekës Ekonomike Kombëtare Gjermane me seli në Kiel dhe Hamburg. Këtë e kumtoi, sot(14 dhjetor 2011), prof. Klaus Toterman, drejtor i Qendrës Informative Ekonomike Lajbnic të kësaj biblioteke, gjatë vizitës që ia bëri këtij universiteti.

Profesori Toterman, e vizitoi UEJL-në nga 14-15 dhjetor, ku zhvilloi takime me profesorë, studentë dhe anëtarë të stafit menaxhues të Universitetit.

Gjatë takimit, që pati me rektorin e UEJL-së, Prof. Dr. Zamir Dika, drejtori Totrman, tha se UEJL, do të jetë partner ekskluziv i fondit më të madh në botë të librave në fushën e ekonomisë që ofrohen nga një bibliotekë digjitale.

Po ashtu, Biblioteka Kombëtare Gjermane, pritet të ndaj edhe bursa për studentët e UEJL-së.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi tashmë është realizuar edhe hapi i parë, që është përsosja profesionale e stafit akademik. Dy mësimdhënës nga Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore, janë regjistruar në studimet e doktoraturës dhe do të mbikëqyren nga profesori Toterman.

Google+