Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

UEJL i ndau titullin Doktor Honoris Causa rektorit të Universitetit të Indianës Majkëll MekRobi

Në një ceremoni formale akademike, më 19 nëntor 2011, Universiteti i Evropës Juglindore i ndau titullin Doktor Honoris Causa rektorit të Universitetit të Indianës (UI), Majkëll MekRobi (Michael A. McRobbie).



Rektori UEJL Zamir Dika, kryetari i Bordit Dennis Farrington dhe provosti Paul M. Foster e shoqëruan rektorin Mek Robi gjatë vizitës së tij në UEJL.

Përveç rektorit MekRobi, delegacioni nga Indiana përbëhej nga zonja MekRobi –Lori Bërns (Laurie Burns), zëvendësrektori për programet ndërkombëtare Dejvid (David) Zaret, dhe drejtori për marrëdhënie ndërkombëtare për çështje të alumnit Erik Dehan (Eric DeHann). MekRobi gjithashtu ishte i pranishëm në Tetovë, në nëntor të vitit 2001, kur zyrtarisht filloi me punë UEJL.

Doktori i nderit Majkëll A. Mek Robi, mes tjerash tha: “Është nder për mua që jam përsëri në Tetovë, në Universitetin e Evropës Juglindore, pas dhjetë viteve nga themelimi i tij në vitin 2001. Unë jam krenar që kam qenë këtu në fillim dhe ndjehem edhe më shumë krenar që po kthehem këtu për të marrë titullin Doktor Nderi i Shkencave. Nuk ka nder më të madh se ajo që një universitet mund të jap dhe të ftoj dikënd të merr pjesë dhe të jetë në rangun e të diplomuarve të tij dhe unë jam shumë mirënjohës për këtë.”

“Është e rëndësishme të mbajmë mend se UEJL është një institucion i shekullit 21. Ju jeni formësuesit e kulturës së intelektit që do të jetë bazë dhe që do të vazhdojë të ndërtojë një brez të ri të profesorëve dhe të profesionistëve. Dhe ju jeni rojet që do të siguroni që strukturat, të cilat vet i keni krijuar në mënyrën më të mirë në të ardhmen do tu shërbejnë fakulteteve dhe studentëve të UEJL-së. ", tha mes tjerash doktori i nderit, MekRobi.

Universiteti i Indianës dhe Universiteti i Evropës Juglindore kanë shënuar një dekadë të bashkëpunimit. Në vitin 2001, USAID-i i dha Universitetit të Indianës një grant të madh për të ndihmuar UEJL-në në fazën e hershme të themelimit. Në vitin 2004, USAID-i i dha një grant të dytë IU të përqendruar në rritjen e cilësisë së programeve të UEJL. Gjatë kësaj periudhe të bashkëpunimit, mbi 40 anëtarë të stafit akademik dhe administrativ të UEJL-së kanë vizituar Universitetin e Indianës dhe kanë marrë pjesë në programet e trajnimit, studimet e magjistraturës dhe doktoraturës. Në të njëjtën kohë, mbi 15 profesorë dhe administratorë nga Universiteti i Indianës kanë vizituar Maqedoninë gjatë kësaj periudhe.

Google+