Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Universiteti i Evropës Juglindore - një dekadë në shërbim të dijes

Vendosja e një busti, përgatitja e një dokumentari dhe një festë ndryshe nga festat e zakonshme, janë disa nga aktivitetet që planifikohen të organizohen me rastin e shënimit të 10-të vjetorit të themelimit të Universitetit të Evropës Juglindore.



Po ashtu, një moment i rëndësishëm që do të shënojë këtë manifestim është ceremonia e dhënies së titullit Doktor nderi (honoris causa), rektorit të Universitetit Indiana, Majkëll Mekrobi.

Në manifestimin qendror, që do të mbahet më 19 nëntor 2011, është planifikuar që të zhvillohet ceremonia e ndarjes së titullit doktor honoris causa, pastaj do të bëhet inaugurimi i bustit të të ndjerit Maks van der Shtul (Max va nder Stoel), dhe më pas do të shfaqet premiera e dokumentarit historik për themelimin e universitetit.

Para manifestimit qendror janë paraparë të mbahen një sërë aktivitetesh të tjera, si ndarja e dhuratave në shenjë mirënjohje për të gjithë ata që kanë mbushur 10 vite punë në këtë institucion, promovimi i të diplomuarave në të fundit në studimet e doktoraturës, si dhe një program i pasur artistik.

Google+