Ky seminar, i tuboi së bashku, në një atmosferë akademike, kandidatët për doktoraturë (studentët) dhe profesorët universitarë (mentorët e tyre).
Qëllimi i seminarit ishte që kandidatët për doktoraturë ta prezantojnë punën e tyre hulumtuese kurse mentorët patën mundësinëtë komentojnë dhe të sugjerojnë rrugë apo qasje të reja.
Këtë vit, asistentët e Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë (Luan Eshtrefi, Selma Kurtishi dhe Shenaj Haxhimustafa), i prezantuan rezultatet nga kërkimet e tyre të fundit të disertacioneve të doktoraturës dhe morën mesazhe dhe reagime pozitive nga mentorët. Kandidatët nga universitetet partnere gjithashtu prezantuan rezultatet e tyre.
Seminari Evropian i Studimeve të Doktoraturës, paraqet një bashkëpunim të fakulteteve të biznesit dhe ekonomisë nga universitete përkatëse, si: Universiteti Bambergut (Gjermani), Universiteti i Sarajevës (Bosnjë), Universiteti Teknologjik dhe Ekonomik i Budapestit (Hungari), Universiteti i Kaposhvarit (Hungari), Universiteti i Tiranës (Shqipëri) dhe nikoqiri i seminarit për këtë vit, Universiteti i Evropës Juglindore.
Në përputhje me idenë e partneritetit publik-privat, këtë vit Universiteti i Evropës Juglindore ishte në gjendje të sigurojë fonde për këtë seminar nga kompania e njohur “Ecolog.”
Pas seminarit të suksesshëm, do të publikohet një vëllim ndërkombëtar për t’i përfshirë artikujt shkencorë të kandidatëve të doktoraturës.