Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Brucoshët filluan të ndjekin ligjëratat

Studentët e posa-regjistruar në UEJL, patën mundësinë që më 15 shtator 2011, të njihen me funksionimin e universitetit, me rregullat dhe detyrat që i pret ata gjatë viteve të studimit.



Studentët e posa-regjistruar në UEJL, patën mundësinë që më 15 shtator 2011, të njihen me funksionimin e universitetit, me rregullat dhe detyrat që i pret ata gjatë viteve të studimit, të pajisen me kartela identifikuese, të mësohen se si përgatitet orari mësimor, të mësohen me infrastrukturën e teknologjive informatike dhe të njihen me softuerët e ndryshëm, të cilët do t’ju shërbejnë gjatë mësimit.

“Të jeni të sigurt se ju, si studentë të Universitetit të Evropës Juglindore, duhet ta ndjeni veten të veçantë. Të veçantë, sepse do të studioni në mjedisin më të bukur në Rajon, me kushte për studim që ia kanë zili edhe mjaft universitete evropiane”, tha rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Prof. Dr. Zamir Dika.

Studentëve të rinj mirëseardhje u dëshiroi edhe prorektori për çështje akademike, Prof. Dr. Poll Foster, duke i porositur ata të jenë kreativ, të guximshëm, të punojnë shumë, që të kenë një të ardhme të ndritshme.

Kryetari i Unionit të Studentëve të Universitetit të Evropës Juglindore, Pajtim Thaçi, u tha studentëve të rinj se kjo është zgjedhja më e mirë që kanë bërë në drejtim të investimit në veten e tyre. Ai, i ftoi që të bashkëpunojnë me unionin dhe të bëhen pjesë e aktiviteteve të tyre sepse kjo organizatë është këtu për interesin e tyre.

Gjatë javës orientuese, më të angazhuar me studentët ishin shërbimet studentore, të cilët iu mundësuan brucoshëve më lehtë të adaptohen dhe t’i përvetësojnë teknologjitë dhe të orientohen për fillimin e mbarë të vitit akademik.

Të gjithë studentët u pajisën me Udhëzues, të përgatitur enkas për ”javën orientuese”, ku ofrohen informacione të detajuara për një sërë shërbimesh në mbështetje të studentëve që nga pranimi, përkrahja financiare, regjistrimi, gjatë studimeve dhe pas diplomimit.

Google+