Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Një objekt i gjelbër në mes të gjelbërimit

Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Prof. Dr. Zamir Dika, Ministri i Ekologjisë dhe Planifikimit Hapësinor i Republikës së Maqedonisë, Abdylaqim Ademi dhe Ambasadori i Italisë në Maqedoni, Fabio Kristiani, të enjten (29 shtator 2011), zyrtarisht lëshuan në përdorim ndërtesën ekologjike, me emetim zero të gazrave ndotës.



Pajisje për shfrytëzimin e energjisë diellore, një mini -objekt për shfrytëzimin e burimeve alternative të energjisë, ngjyra e gjelbër dhe ambienti i brendshëm menjëherë të paralajmëron se objekti i Institutit të Mjedisit Jetësor në Universitetin e Evropës Juglindore është më ndryshe se objektet tjera në këtë Universitet. Po , ku është ndryshimi? Të gjithë thonë se ky objekt është vetëm nismëtari i një projekti më të madh që mëton ta shndërrojë Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë në Universitetin e vetëm në Rajonin e Evropës Juglindore që shfrytëzon tërësisht burime të ripërtërishme të energjisë.

Të punësuarit në Institut, thonë se shpesh studentët i pyesin për atë se pse ky objekt është më ndryshe se të tjerët. Përgjigjja është gjithnjë e njëjtë. Kështu, do të jenë të gjitha objektet në Universitet.

Qëllimi parësor i ndërtesës së parë ekologjike është ulja e emetimit të gazrave ndotës në nivelin zero, që edhe është arritur.

Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Prof. Dr. Zamir Dika, Ministri i Ekologjisë dhe Planifikimit Hapësinor i Republikës së Maqedonisë, Abdylaqim Ademi dhe Ambasadori i Italisë në Maqedoni, Fabio Kristiani, të enjten (29 shtator 2011), zyrtarisht lëshuan në përdorim ndërtesën ekologjike, me emetim zero të gazrave ndotës.

Në fjalimin e tij përshëndetës, rektori Dika, tha se kjo ndërtesë është frytë i bashkëpunimit mes dy shteteve në ndërlidhje me universitetin. Kjo, dëshmon shkallën e lartë të vetëdijesimit për të mos ndenjur duarkryq ndaj këtij fenomeni që në mënyrë të drejtpërdrejtë ndikon në cilësinë e jetës sonë.

“Gjatë realizimit të këtij projekti në tre vitet e kaluara ne arritëm të krijojmë dhe të inkuadrojmë edhe ekspertizën vendore të Universitetit. Qëllimi ynë është, që ekspertët tanë dhe kapacitetet hulumtuese, me të cilët aktualisht posedojmë bashkërisht t’i shfrytëzojmë dhe ta shndërrojmë Maqedoninë në një qendër rajonale për përdorimin e energjive alternative”, tha mes tjerash në fjalimin e tij përshëndetës Rektori i UEJL-së, Prof. Dr. Zamir Dika.

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinorë në Qeverinë e Maqedonisë, Abdylaqim Ademi, tha se ky projekt është një shembull për tu ndjekur në të ardhmen.

Nëpërmjet këtij projekti ne në mënyrë të drejtpërdrejtë kontribuojmë në realizimin e Planit të Veprimit për ndryshimet klimatike.

“Ne, në këtë drejtim, jemi të gatshëm të bashkëpunojmë edhe në të ardhmen, jo vetëm me Italinë, por edhe me partnerë të tjerë, me qëllim të vetëm që të kontribuojmë në mbrojtjen e mjedisit jetësorë”, tha ministri Ademi.

Ambasadori Italian në Maqedoni Fabio Kristiani, tha se ka kënaqësinë e veçantë të merr pjesë në lëshimin në përdorim të kësaj ndërtese, ku ka investuar edhe Italia, posaçërisht në fushën e teknologjisë së mjedisit jetësor.

“Ky projekt dërgon një porosi të bukur deri te gjeneratat e reja, të cilët studiojnë në këtë universitet. Është një shenjë pozitive e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve. Universiteti i Evropës Juglindore përfaqëson shembullin se si duhet të implementohen projektet e këtilla”, tha ambasadori Kristiani.

“Ndërtesë e qëndrueshme energjetike”, është emri i ri i objektit të Institutit të Mjedisit Jetësorë dhe Shëndetit të Universitetit të Evropës Juglindore.

“Në këtë objekt deri më tani është instaluar teknikë për prodhimin e energjisë alternative, e cila e zvogëlon emetimin e dyoksidit të karbonit”, thotë drejtori i Institutit të Mjedisit Jetësor dhe Shëndetit, Murtezan Ismaili.

Quhet ndërtesë “e qëndrueshme energjetike” sepse vetë prodhon energji, që është e nevojshme për funksionimin e saj, me tërë teknikën ekologjike që mundëson mbikëqyrjen edhe të pjesëve të tjera të Kampusit.

Ky projekt, do të shfrytëzojë për matjet shkencore për qëndrueshmërinë energjetike. Pajisjet mundësojnë të jepen raporte javore, mujore dhe për afat më të gjatë për efikasitetin e saj dhe parametra të tjerë të mjedisit jetësorë.

Google+