Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Në garë për “listën e Shangait”

Rangimi i universiteteve në nivel shtetëror bëhet sipas kritereve të caktuara, të cilat luajnë rol në rezultatin përfundimtar të rangimit. Është fjala për një listë të nivelit të lartë, e cila tregon për fushëveprimin në shkallë vendi. Kështu, ndër rangimet më të njohura, bën pjesë lista e Tong Jiao Shanghait.



Universitetet në këtë ‘garë’ ballafaqohen me një konkurrencë në kontekstin shtetëror të përfshirjes. Për ta arritur këtë, ne kemi nevojë për aktivitete konkrete. Epërsia jonë, njëkohësisht do të rriste edhe atraktivitetet në fushën e kërkimit dhe zhvillimit të universitetit, cilësinë dhe forcimin e ndikimit në vend dhe rajon, duke e bërë atraktiv universitetin për gjeneratat e reja të studentëve dhe ndërkombëtarizimin e stafit mësimdhënës dhe studentëve.

Është e nevojshme për forcimin e kapaciteteve të Universitetit të EJL-së, si një institucion unik dhe jo përbërësit e tij individualë. Që të kemi një renditje të kënaqshme të universitetit, duhet bazuar në disa kritere të qarta që do t’i theksonin avantazhet krahasuese tonat midis universiteteve në vend.

Lista hartohet duke vlerësuar numrin e përgjithshëm të studentëve të regjistruar, numri i studentëve të huaj të regjistruar, numri i studentëve të regjistruar që shfrytëzojnë bursa nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, numri i përgjithshëm i studentëve të regjistruar në studimet deridiplomike, numri i përgjithshëm i stafit akademik, numri i përgjithshëm të stafit akademik me doktoraturë dhe tituj të tjerë relevant, harxhimet e përgjithshme për burimet e bibliotekës, për TI dhe pajisje, numri i studentëve të cilët arrijnë të diplomojë brenda vitit dhe numri i studentëve, të cilët diplomojnë në kohën e rregullt, të hyrat e përgjithshme nga hulumtimet, të hyrat për hulumtim nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, numri i punimeve në revista ndërkombëtare me indeks faktor, numri i librave të botuar.

Google+