Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Gjithçka gati për akreditimin e shkollës së doktoraturës

Universiteti i Evropës Juglindore është duke i bërë përgatitjet e fundit për akreditimin e shkollës së doktoraturës. Për këtë qëllim, sot (24 gusht 2011), u mbajt një punëtori për procesin e akreditimit të shkollës së doktoraturës, ku përveç drejtorit të studimeve të doktoraturës dhe dekanëve e prodekanëve të fakulteteve mori pjesë edhe rektori Prof. Dr. Zamir Dika dhe prorektori për hulumtime Prof. dr. Blerim Reka.



“Ne jemi të përgatitur dhe kemi kapacitetet për të filluar me shkollën e doktoraturës. Ky është edhe njëri nga kriteret që në arenën ndërkombëtare një universitet e të quhet në plotë kuptimin e fjalës Universitet”, tha në diskutimin e tij rektori Dika. Ne kemi kuadër, kemi infrastrukturë dhe kapacitete administrative që të krijojmë shkollën e doktoraturës, tha ai.

Në kuadër të punëtorisë u krijuan grupe pune për secilin fakultet, ku më pas do të prezantohet puna e bërë, kryesisht në drejtim të plotësimit të formularëve të paraparë në procesin e akreditimit të shkollës së doktoraturës.

Universiteti i Evropës Juglindore edhe aktualisht është duke ofruar studime të doktoraturës, por sipas sistemit mentorial.

Google+