Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Cilat janë lehtësirat financiare për të studiuar në UEJL

Për këtë vit akademik, UEJL ndanë 162 bursa studimi, ku për të gjithë sigurohen shanse të barabarta duke hyrë në provime kualifikime. Për herë të parë, bursa ndanë edhe komuniteti i biznesit, kurse "Stopanska banka" dhe "Tutunska banka" ofrojnë lehtësira studimi përmes sistemit të kredidhënies.



Në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë dhe Shkup, në afatin e parë të regjistrimit, kanë aplikuar rreth 700 kandidatë.

“Ky numër është i kënaqshëm për ne dhe deri më tani janë plotësuar mbi 50 për qind e vendeve të lira”, thotë Demush Bajrami, këshilltar i rektorit për marrëdhënie me publikun dhe komunikim. Ai thotë se ka patur disa raste kur kandidatët nuk e kanë patur të kompletuar dokumentacionin, ku mund t’ju ketë munguar matura shtetërore, ose ndonjë dokument tjetër dhe të njëjtit do të regjistrohen pasi ta plotësojnë dokumentacionin.

Zyra për regjistrim, jep një pasqyrë të detajuar lidhur me afatin e parë të regjistrimit në fakultetet e UEJL për vitin e ri akademik 2011/2012. Kështu, në Fakultetin e Biznesit dhe Ekonomisë 149 kandidatë kanë konkurruar , në Fakultetin e Administrimit Publik dhe Shkencave Politike 144, në Fakultetin e Teknologjive dhe Shkencave Bashkëkohore 142, në Fakultetin e Drejtësisë 141 dhe 90 në Fakultetin e Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit.

Jehona relativisht e mirë e regjistrimit të studentëve në UEJL, sipas Bajramit ka të bëjë me perspektivën dhe vlerën publike të këtij universiteti.

“Duke qenë universiteti i vetëm me statusin privat-publik dhe jo-fitimprurës me këmbëngulje e realizon misionin e tij në krijimin e kuadrove të aftë, të vlerësuar nga shoqëria dhe konkurrenca në tregun global”, tha Demush Bajrami.

Nisur nga vlera publike, në të cilën investon ky universitet, edhe hyri në garën e regjistrimit, duke e zgjeruar ofertën akademike me programe të reja, siç janë: agrobiznesi, turizmi dhe lidershipi.
Google+