Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Në Oksford të Mbretërisë së Bashkuar diskutohet për UEJL-në

Komiteti ekzekutiv i Bordit të Universitetit të Evropës Juglindore javën e kaluar ka mbajtur mbledhjen e vet të rregullt, në mjediset e Universitetit të Oksfordit në Oksford (Mbretëria e Bashkuar).



Komiteti ekzekutiv i Bordit të Universitetit të Evropës Juglindore në mbledhjen e vet të rregullt të mbajtur javën e kaluar, në mjediset e Universitetit të Oksfordit në Oksford (Mbretëria e Bashkuar), në fokus të shqyrtimit kishte regjistrimin e studenteve, rangimin e universiteteve në Maqedoni, evaluimin vjetor të stafit, raportin për realizimin e buxhetit, garancinë financiare që universiteti duhet t'ia dorëzoje Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, por edhe çështje të tjera me interes për Universitetin.

Angazhimi dhe puna e deritanishme e menaxhmentit ka hasur në vlerësime pozitive dhe se të gjitha zhvillimet e deritanishme janë në suaza të detyrimeve që dalin nga Strategjia e UEJL-së.

Vlen të theksohet se Komitetin ekzekutiv e përbëjnë Prof. dr. Dennis Farrington, kryetar dhe Prof. dr. Pavel Zgaga e Prof. dr. Asllan Bilalli, anëtarë.
Google+