Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

UEJL me kontribut konkret në Uikipedia

Universiteti i Evropës Juglindore, do të kontribuojë në pasurimin dhe shtimin e artikujve në gjuhën shqipe dhe maqedonase në Enciklopedinë e lirë Uikipedia (Wikepedia).



Me këtë rast, të martën ( 6 shtator 2011), në UEJL në Shkup dhe Tetovë u organizua “Dita e kontributeve për Uikipedia”, ku dhjetëra studentë dhe staf akademik kanë kontribuuar me tekste konkrete në pasurimin e fondit të artikujve në gjuhën shqipe dhe maqedonase.

Dekani i Fakultetit të Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore, Doc. dr. Bekim Fetaji, tha se “tekstet i bashkëngjiten fondit të varfër prej 33 mijë teksteve aktuale në gjuhën shqipe në Uikipedia”. Sipas tij, qëllimi është që të arrihen deri në 100 mijë tekste, që nënkupton futja e përmbajtjeve profesionale nga ana e profesorëve dhe studentëve dhe të interesuarve nga komuniteti, jurist dhe të tjerë.

Për të gjithë ata që kanë kontribuar në plotësimin e përmbajtjeve nga UEJL janë pajisur me certifikata. Në Tetovë u dhanë 38 certifikata, kurse në Shkup 18 certifikata.

Google+