Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Qendra për fëmijë e ideuar nga studentet e UEJL-së fitoi 3 mijë euro nga USAID

Qendra për fëmijë e ideuar nga studentet e Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë të UEJL-së, Rinita Asani dhe Fortesa Asani, ishte ideja e biznesit që ka fituar grantin prej 3 mijë euro në garën e organizuar nga Universiteti i Evropës Juglindore në bashkëpunim me Fondin për Mbështetje të Grave dhe të Rinjve Sipërmarrës.



Gara është pjesë e projektit të USAID-it për zgjerimin e bizneseve të vogla, në bashkëpunim me shoqatat për zhvillim rural. Ky projekt ka të bëjë me ngritjen e një qendre për fëmijë për t’i ndihmuar ata që t’i kapërcejnë pengesat eventuale me të cilat përballen gjatë shkollimit.

“Shkolla jonë do të jetë një qendër e cila do të ofrojë dituri, edukim dhe mësim fëmijëve të shkollës fillore prej klasës së parë deri në të pestën. Kurset do të jenë grupore dhe individuale dhe do të bëhet një skenim 360 shkallësh i fëmijëve, që të shihet se ku kanë pengesa, ku kanë vështirësi dhe t’ju ndihmohet atyre që t’i kapërcejnë këto pengesa dhe normalisht të arrihet suksesi, por ajo që ne pretendojmë është që ata të vetaftësohen, që në të ardhmen të zhvillohen dhe të arrijnë caqet e tyre”, ka theksuar, Rinita Asani.

“Projekti të cilin e mbështetëm ne dhe USAID-i ishte pikërisht për t’u dalë në ndihmë ideve të reja të sipërmarrëseve të reja femra dhe të rinjve në rajonin e Pollogut”, theksoi dekani i Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë, Prof. dr. Stefan Qiriçi.

Projekti ka si qëllim të ndihmojë sidomos sipërmarrëset e reja femra në rajonin e Pollogut, por edhe të rinjtë e tjerë, që të mund të realizojnë idetë e tyre.

Google+