Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Të diplomuarit në UEJL kërkohen nga kompanitë e rajonit

Të diplomuarit në UEJL kërkohen nga kompanitë e rajonit



Janë rreth 100 studentë të Universitetit të Evropës Juglindore që tashmë janë rekrutuar nga kompanitë rajonale për t’u punësuar, për të bërë praktikën ose për t’u angazhuar. Duhet theksuar se ky rekrutim u bë drejtpërdrejt nga kompanitë pjesëmarrëse në Panairin e karrierës së UEJL-së.

Universiteti i Evropës Juglindore vazhdon të mbetet universitet mjaft atraktiv për rekrutimin e kuadrit për kompanitë e njohura të rajonit tonë.

Këtë e dëshmoi edhe Panairi i karrierës, në të cilin rreth 40 kompani prezantuan kërkesat dhe nevojat e tyre për kuadro nga ky universitet.

Të dhënat nga ky Panair flasin se rreth 100 studentë kanë arritur të kontaktohen nga kompanitë pjesëmarrëse për të qenë pjesë e stafit të tyre.

Në deklaratat e kompanive pjesëmarrëse të deponuara pas përfundimit të panairit thuhet se ata janë të kënaqur me rekrutimin e studentëve nga ky universitet, qoftë për kryerjen e punës praktike, qoftë për tu punësuar në kompaninë gjegjëse.

Google+