Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Vjosa Selimi, praktikantja më e suksesshme e UEJL-së në EVN

EVN Maqedoni organizoi ditën e praktikantëve. Në këtë ngjarje të pranishëm ishin një numër i madh i punëdhënësve potencial nga Maqedonisa, udhëheqës të qendrave të karrierës, mësimdhënës dhe studentë të universiteteve të ndryshme.



Qëllimi këtij organizimi ishte njohja më e afërt me praktikantët si dhe zgjedhja e më të mirëve.

Qendra e karrierës e Universitetit të Evropës Juglindore ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me këtë kompani dhe përpos studentëve që kryejnë mësimin praktik e njëjta ka një numër të caktuar të diplomuarve, të cilët punojnë atje.

Në ditën e praktikantëve storja më e mirë u zgjodh ajo e studentes së Universitetit të Evropë Juglindore Vjosa Selimi, e cila pas kryerjes së mësimit praktik u punësua në këtë kompani.

“Praktika përmes rrotacionit në të gjitha sektorët e EVN-së, ishte sfidë e re për mua” tha Vjosa.

Bashkëpunimi i vazhdueshëm me kompanitë dëshmon ndihmesën e studentëve për kryerjen e mësimit praktik dhe punësimi i tyre në të ardhmen.

“Studentët më të dalluar në programin e praktikantëve më të mirë tash më janë pjesë e ekipit tonë”, tha Verner Henks, kryetar i kompanisë EVN Maqedoni. Ai shpreson që kandidatët e mirë për praktikantë t’i sheh në radhët e kolegëve të tyre në të ardhmen.

Google+