Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Arta Demirali, kryetare e re e Parlamentit dhe Arbnora Zhuta, avokate e re e studentëve

Arta Demirali, kryetare e re e Parlamentit dhe Arbnora Zhuta, avokate e re e studentëve



Studentja nga Struga, Arbnora Zhuta, është avokatja e re studentore në Universitetin e Evropës Juglindore. Ajo i ka marrë shumicën e votave nga studentet e UEJL-së, në zgjedhjet studentore për Parlamentin dhe Asociacionin Studentor, që u mbajtën nga 25 tetori deri në 1 nëntor, në selinë e Universitetit në Tetovë dhe në degën e Shkupit.

Po ashtu, në votime të drejtpërdrejta janë zgjedhur edhe anëtarët e parlamentit studentor, nga secili fakultet, të cilët në mbledhjen e parë konstituive, nga mesi i tyre, me vota të fshehta e zgjodhën Arta Demirali, kryetare e këtij asociacioni, kurse nënkryetar u zgjodh Fuad Jonuzi dhe sekretar për çështje financiare dhe administrative, Veton Iljazi.

“Qëllimi ynë kryesorë, do të jetë që të jemi zëri i studentëve, tu gjendemi çdoherë kur ato do kenë nevojë për në. Ne, do te mundohemi që gjatë këtij mandati ta riaktivizojmë jetën studentore në kampus që për disa arsye është zbehur. Të bëjmë organizime nga me te ndryshmet ku çdo student do ta gjej veten në të. Do të krijojmë një bashkëpunim me të gjithë studentët, duke ua mundësuar inkuadrimin në të gjitha klubet e parlamentit studentor, që të japin kontributin e tyre për një universitet sa me cilësor dhe sa më "te gjalle"”, thotë kryetarja e Parlamentit dhe Asociacionit Studentor, Arta Demirali.

“Ajo që ne synojmë është mbi të gjitha mbrojtja e interesave studentore si dhe të drejtave themelore të tyre. Përmes kompetencave tona zyrtare, do të reagojmë dhe do ta mbrojmë në mënyre korrekte atë të drejtë, por sigurisht se nëse ankesat janë të pabaza në prova atëherë ato do të rrëzohen si të pavlefshme. Vizioni im është që të kemi studentë të kënaqur nga funksionimi i universitetit tonë, të cilët udhëheqin me të drejtat e tyre në mënyrë të lirë dhe të pavarur.”, thotë Arbnora Zhuta.

Sipas të dhënave, të Komisionit mbikëqyrës të zgjedhjeve , për anëtarë të Parlamentit kanë kandiduar 44 studentë, kurse për Avokatin studentor, 8 kandidatë. Parlamenti dhe Asociacioni Studentor i UEJL-së numëron gjithsej 33 anëtarë.

Nga numri i përgjithshëm i studentëve me të drejtë vote në studime deridiplomike dhe master për pozitën e avokatit studentor kanë votuar gjithsej 846 studentë, ku vota të vlefshme kanë qenë 815 dhe 31 fletëvotime janë shpallur të pavlefshme. Për anëtarë të Parlamentit dhe Asociacionit Studentor kanë votuar gjithsej 740, ku 660 kanë qenë vota të vlefshme dhe 80 kanë qenë vota të pavlefshme.

Misioni kryesor i PAS-it është të përmirësoj jetën studentore, duke siguruar, mundësi për përfaqësim, zhvillim dhe shërbime cilësore për të gjithë studentët.

Google+