Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Koha për statistikë: Rreth 50% e të diplomuarve të UEJL-së në vitin 2013 janë punësuar

Universiteti i Evropës Juglindore vazhdon të mbaj pozitën e liderit sa i përket punësimit të të diplomuarve nga ky universitetit. Në anketën e fundit të realizuar nga Qendra e karrierës e UEJL-së për vitin kalendarik 2013, thuhet se 48,97% e të diplomuarve gjatë këtij viti kanë arritur të punësohen.



Prej tyre 95,83% janë të punësuar me orar të plotë, 1,56% me orar jo të plotë, 1,04% janë punësuar në bizneset e tyre ose kanë hapur bizneset e tyre dhe 1,56% prej tyre janë angazhuar me punë praktike.

Po ashtu, në raport thuhet se nga numri i përgjithshëm i të diplomuarave, të cilët ende nuk kanë gjetur punë, që është 51,02% , një pjesë e tyre, ose 21, 50% janë të papunë, sepse vetë kanë bërë një zgjidhje të tillë, duke vazhduar studimet, ose për shkaqe të tjera personale. Pra numri i përgjithshëm i të diplomuarve, të cilët nuk kanë arritur të gjejnë punë është 29,52%.

Në raport, po ashtu, thuhet se shkalla më e lartë e punësimit është e të diplomuarve, të cilët kanë notë të lartë mesatare 57% (9-10) , kurse vetëm 34,35%.% kanë notë mesatare mes 6-7.

Për punën aktuale 10,93% e të punësuarve kanë kuptuar nga informacionet e shpërndara nga Qendra e karrierës.

Shikuar në aspektin e sektorëve, sipas të dhënave të këtij raporti, në numrin e përgjithshëm të të punësuarve dominon sektori privat edhe atë 49.47%, kurse sektori publik në numrin e përgjithshëm të punësimit merr pjesë me 46,35%, kurse 4,16 janë punësuar në sektorë tjerë.

Sa i përket periudhës së punësimit, 26,04% janë punësuar përpara se të diplomojnë, 10,41% në periudhën 1-3 muaj pas diplomimit, 6,25% në afat prej 4-6 muaj pas diplomimit, 8,85% në afat prej 7-8 muaj, në periudhë prej 1 viti pas diplomimit janë punësuar 20,83%, kurse 27,60% janë punësuar në një periudhë më të gjatë.

Google+