Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Punojmë për të qenë Eko-kampusi i parë në rajonin e Evropës Juglindore

Përgjegjësia institucionale dhe planifikimi afatgjatë janë dy pikat kyçe të strategjisë së Universiteti të Evropës Juglindore për mbrojtjen e mjedisit jetësor.



Universiteti ynë, ka bërë hapa konkret për të ndikuar pozitivisht, por edhe për tu marrë si model nga të tjerët se si duhet të veprohet në drejtim të mbrojtjes së mjedisit jetësor.

Hapi i parë u bë me ndërtimin e ndërtesës inteligjente, e cila është konceptuar dhe ndërtuar si model edhe për objektet tjera të Universitetit, ku reduktohet emetimi i CO2 në zero.

Ndërtesa e ka sistemin e vet të furnizimit me energji elektrike, e cila sigurohet nga panelet diellore, kurse ngrohja e saj bëhet nga shfrytëzimin e pompave gjeotermale.

Hapi i dytë u bë me ndërtimin e centralit fotovoltaik, i cili siguron një pjesë të konsiderueshme të energjisë elektrike për universitetin. Qëllimi kryesor është të shfrytëzojë energjinë e ripërtërishme dhe në këtë mënyrë të ndikojë n mbrojtjen e përgjithshme të mjedisit jetësor sepse siguron energji nëpërmjet sistemit tërësisht ekologjik, siç janë panelet diellore.

Centrali solar në nivel vjetor do të prodhojë 125 megavat orë energji elektrike për nevojat e Universitetit. Kjo përputhet edhe me planin veprues që deri në vitin 2020 kampusi të ketë zero për qind emetim të dyoksid karbonit.

Aktualisht, nga energjia elektrike që prodhohet nga panelet diellore furnizohet i tërë objekti i Rektoratit dhe Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë.

Hapi tretë i menaxhmentit ishte ndërrimi i lëndës së parë për ngrohje nga nafta në biomasë, që dukshëm redukton emetimin e gazrave ndotës.

Sipas Rektorit, Prof. Dr. Zamir Dika, Jorastësisht, UEJL, në filozofinë e vet tëveprimit ka projektuar qëllimin për të qenë Eko-kampusi i parë në rajonin e Evropës Juglindore. Kështu, këto ditë, tha ai, do të lëshojmë në përdorim një burim tjetër të madh të energjisë, siç është biomasa - ekskluzivisht dru, që do t'i kontribuojë mjedisit dhe me një kosto më të ulët në gjenerimin me efikasitet të lartë të energjisë së ripërtërishme.

Me këtë hap, Universiteti ynë përmbylli njërën nga fazat kryesore të investimeve në kampus, për mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Google+