Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Arlinda Imeri – një tregim i suksesshëm i UEJL-së në Universitetin Politeknik të Milanos

Arlinda Imeri, e diplomuar në Fakultetin e Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore, në Universitetin e Evropës Juglindore, më 28 prill 2014 ka magjistruar në programin “Inxhinieria e sistemeve kompjuterike” në Universitetin Politeknik të Milanos. Për temën e magjistraturës ajo ka krijuar një aplikacion për android i bazuar në sistemin me prekje në funksion të përkrahjes sociale të të moshuarve.



Aplikacioni ka për qëllim komunikimin mes njerëzve : në këtë punim fokusi është kategoria e të moshuarve, duke iu ofruar atyre një softuer për komunikim më të lehtë dhe për t’i motivuar të komunikojnë më tepër mes veti dhe me të tjerët. Kjo ka qenë shtysa kryesore për Arlindën të krijoj një prototip të aplikacionit për sistemet android, që do të përdoret në celularë dhe tabletet me fokus të veçantë në aspektet lehtësuese të përdorimit të aplikacionit.

Arlinda Imeri i ka filluar studimet master në Universitetin Politeknik të Milanos, njëri nga universitetet më të mira teknologjik në Itali.

Universiteti Politeknik i Milanos, është universitet i fokusuar në cilësi dhe inovacion të mësimdhënies, duke ndërtuar marrëdhënie frytdhënëse me botën e biznesit dhe prodhimtarisë, nëpërmjet hulumtimit eksperimental dhe transferimit teknologjik.

Arlinda gjithmonë ka qenë e impresionuar nga stafi i Fakultetit të Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore, si për durimin dhe kujdesin ndaj studentëve, ashtu edhe për motivimin, entuziazmin dhe dijet.

Pasi të magjistroj, Arlinda shpreson për një karrierë në industri, ku shpreson ta jetësoj këtë aplikacion. Ajo mendon se arsimi universitar në Universitetin e Evropës Juglindore i ka mundësuar të bëhet anëtare e denjë e shoqërisë shkencore dhe hulumtuese. Arlinda, do të vazhdojë me studimet duke u përqendruar në shpikjet e fundit teknologjike, që do t’u ndihmojnë njerëzve të jetojnë më mirë.

Google+