Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Konferenca rajonale e cilësisë - mundësi e mirë për ndarjen e përvojave dhe shkëmbimin e ideve

Konferenca e dytë rajonale e cilësisë rreth temave të vlerësimit, kualifikimit dhe evaluimit në arsimin e lartë më 20 qershor 2014, në Universitetin e Evropës Juglindore. Kjo konferencë tërhoqi rreth 150 studiues nga universitete të ndryshme nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova.



‘Ndër qëllimet e kësaj konference është nxitja e një angazhimi më serioz për përmirësimin e cilësisë në ofrimin e njohurive. Kjo, ne besojmë, do të kontribuojë në një sistem më të avancuar të menaxhimit të cilësisë-e cila, në arsimin e lartë, do të thotë cilësia se si ne i vlerësojmë studentët, stafin, institucionet dhe sistemet.’, tha në fjalimin e tij hyrës rektori Universitetit të Evropës Juglindore, Prof. Dr. Zamir Dika.

Këshilltarja për cilësi e Universitetit, Hether Henshou, foli për qëllimin e kësaj konference duke shtuar se “Qëllimi i konferencës është të ndikojë në rritjen e cilësisë së vlerësimit, kualifikimi dhe evaluimi në arsimin e lartë në rajon”.

Aspekti më pozitiv i konferencës ishte pjesëmarrja aktive e studentëve, të cilët krijuan dhe prezantuan postera akademikë të pikëpamjeve të tyre në të gjitha sesionet e konferencës.

Konferenca ishte një mundësi e mirë për ndarjen e përvojave dhe shkëmbimin e ideve. Një përzgjedhje e punimeve, do të publikohen në konferenca ndërkombëtare.

Google+