Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Prof. Dr. Zamir Dika rizgjidhet rektor i Universitetit të Evropës Juglindore

Prof. Dr. Zamir Dika rizgjidhet rektor i Universitetit të Evropës Juglindore



Në një mbledhje të veçantë, të premten (13 qershor 2014),me votim të fshehtë, në raundin e parë zgjedhor, Bordi i Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), rizgjodhi Prof. Dr. Zamir Dikën rektor të Universitetit.

Profesor Dika, vjen për herë të dytë në këtë detyrë pas përfundimit të mandatit të tij të parë, duke e udhëhequr me sukses këtë institucion unik të arsimit të lartë në Maqedoni.
Rektori Dika u zgjodh me një shumicë të numrit të përgjithshëm të votave të anëtarëve të Bordit, ndërsa procedura zgjedhore u realizua në përputhje me Statutin e UEJL.

Pikat kryesore të programit të tij për katër vitet e ardhshme të mandatit është ndërkombëtarizimi, forcimi i kapaciteteve hulumtuese, orientimi drejt modelit të personalizuar të dijes e shkencës dhe ekselencë në mësimdhënie.

Google+