Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Ceremonia e diplomimit – Gjenerata jubilare

Të shtunën (14 qershor 2014), në një atmosferë festive, para rreth 2 000 mijë pjesëmarrësve, prindërve dhe familjarëve të tjerë, Universiteti i Evropës Juglindore, përcolli gjeneratën e dhjetë jubilare të absolventëve.



Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Prof. Dr. Zamir Dika, tha se mbetet synim i këtij Universiteti, sigurimi dhe zhvillimi i mëtejshëm, si dhe përmirësimi i cilësisë në arsimin e lartë në Maqedoni dhe në rajon, për të inkurajuar lëvizshmërinë e studentëve në hapësirën evropiane të arsimit të lartë.

Stafi ynë akademik ju ka pajisur me arsim të krahasueshëm me atë të vendeve të tjera evropiane dhe ne shpresojmë që do ta përdorni këtë jo vetëm për të mirën tuaj, por për të mirën e të tjerëve, tha në fjalimin e tij kryetari i Bordit të UEJL-së, Prof. Dr. Denis Farington.

“Kjo përvojë e fituar në të cilën u bashkëdyzuan momentet e këndshme por edhe momentet e vështira, do te jetë një mbështetje e fuqishme në realizimin e ëndrrës sonë për të nesërmen”, tha studentja e dalluar e gjeneratës, Vlora Memedi.

“Nëpërmjet Universitetit të Evropës Juglindore, ne nuk jemi vetëm të diplomuar, por edhe studentë dhe qytetarë global“, tha studentja e dalluar e gjeneratës Hristina Sibinovska

Google+