Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Konferencat shkencore - vlerë e cilësisë hulumtuese të Universitetit

Gjithsej janë tre konferenca, me tema të ndryshme, që pritet të sjellin në Universitet shkencëtarë të shquar të vendit dhe rajonit.



“Letërsia krijuese dhe qasjet kritike ndaj letërsisë”, ishte tema e konferencës, që u mbajt më 25 prill 2014, ku morën pjesë studiues të letërsisë artistike, të cilët diskutuan për gjendjen e letërsisë krijuese në vendet e Ballkanit Perëndimor, me theks të veçantë letërsia krijuese shqipe.

Në mënyrë analitike u diskutuan aspektet e praktikës artistike, të menduarit kritik, si dhe qasjet në letërsinë artistike, sidomos në raport me shkrimin bashkëkohor.

Konferenca shkencore ndërkombëtare: “Sfidat bashkëkohore të multikulturalizmit dhe politikave të gjuhëve”, që do të mbahet më 16 -17 maj 2014, pritet të sjellë në Universitetin e Evropës Juglindore analistë dhe studiues të kësaj fushe.

Në Universitetin e Evropës Juglindore më 20 qershor, 2014, do të mbahet Konferenca e dytë për cilësinë: "Cilësia e vlerësimit, kualifikimi dhe evaluimi në arsimin e lartë".

Universiteti i Evropës Juglindore organizon Konferencën e dytë për cilësinë, e cila do të sjellë në një vend akademikët nga të gjitha fushat, udhëheqësit arsimorë dhe politikëbërësit për të shqyrtuar aspekte të cilësisë së vlerësimit, kualifikimit dhe evaluimit në arsimin e lartë. Konferenca e parë për cilësinë, që u mbajt në qershor 2012, në temën Cilësia e mësimdhënies dhe të nxënit, ka tubuar rreth 180 punëtorë arsimorë dhe studentë nga institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë. Punimet e konferencës u publikuan.

Konferenca ka për qëllim të shërbejë si forum për ndarjen e njohurive dhe praktikave më të mira. Kjo, do të jetë një mundësi për reflektim, diskutim dhe shkëmbim të ideve.

Rangimi ndërkombëtar, kornizat për kompetencë, rezultatet nga vlerësimi i studentëve, si dhe evaluimi (sigurimi i cilësisë) i të gjitha agjencive dëshmojnë rëndësinë e vlerësimit dhe evaluimit në institucionet e arsimit të lartë.

Google+